Indeksi -> Islam -->

Pėrkujtimi i Zotit ėshtė jetė

Falenderimet janė pėr Zotin, paqa dhe mėshira e Tij pėr profetin Muhamed a.s, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij…

Njerëzit e mëdhenj, e përmendnin Zotin dhe e madhëronin Atë, pasi diçka të tillë e shihnin si furnizim shpirtëror, lumturi, kënaqësi të syve tyre, pastrim të zemrës, shpirtin e luftëtarëve… kjo, pasi vetëm me përkujtimin e Zotit qetësohen zemrat. Qetësohen nga zhgënjimi i jetës së kësaj bote, qetësohen nga frika dhe jeta e stresuar. Me përkujtimin e Zotit qetësohen zemrat, është një realitet të cilin e përjetuan njerëzit e mëdhenj.

Imam Muslimi, transmeton se Profeti a.s kaloi me shokët e tij pranë një mali të veçuar nga malet e tjerë dhe u tha shokëve:”Ecni, ky është Xhemedani (për malin).” Shokët u ndalën duke vështruar se çfarë të veçante kishte ai mal. Profeti a.s u tha:”Janë dalluar njësuesit.” Të habitur, shokët e pyetën:”Kush janë njësuesit o i dërguar i Zotit?” Ai u tha:”Janë ata burra dhe gra që e përmendin Zotin shpesh.”

Një ditë Profeti (a.s.) u tha shokëve: "A t’ju tregoj se çfarë është më e mirë nga veprat tuaja, që është më e pastër dhe që ka shpërblimin më të madh, që është më e mirë se të japësh flori apo argjend sadaka, që është më mirë se të luftosh me armiqtë në rrugë të Zotit?” Sahabet i thanë: “Cila është ajo vepër, o i Dërguar i Zotit?” Ai u tha: "Përkujtimi i Allahut.

Thotë Zoti në Kuran:“Më kujtoni (me adhurime) që t’ju kujtoj (me shpërblim), më falenderoni dhe mos më mohoni.” (Bekare 152)

Nëse përkujtimi i Zotit nuk do të kishte dobi tjetër, do të mjaftonte që të përmend vetë Zoti. Nëse ti e përmend në veten tënde, Ai të përmend me veten e Tij, nëse ti e përmend mes njerëzve, Ai të përmend mes melekëve, banorëve të qiellit.

Kur një njeriu të mirë dhe adhurues me përkushtim ndaj Zotit të tij, i thanë:”Përse nuk e cakton kohën kur përkujton Zotin, në mëngjes, drekë dhe darkë?” Ai u përgjigj:”Si më kërkoni të caktoj një kohë specifike për të përkujtuar Zotin, në një kohë që unë këtë e bëj gjatë gjithë kohës, natën dhe ditën?!”

Thotë Zoti në Kuran:”Ata që e përkujtojnë Zotin në këmbë, të ulur dhe të mbështetur dhe meditojnë rreth krijimit të qiejve dhe të tokës.”

Imam Ahmedi transmeton një hadith ku thotë:”Përmendeni Zotin aq shpesh, sa të tjerët t’ju konsiderojnë të çmendur.”

Disa njerëz panë një nga dijetarët muslimanë, i cili gjatë gjithë kohës i lëvizte buzët me përkujtim të Zotit. Të habitur ata i thanë:”Mos je i çmendur?” Ai u përgjigj:”Unë kam ilaçin që shëron të çmendurit.”

Kush kërkon zemër të mbushur me qetësi, jetë plot lumturi dhe një arsyetim të drejtë, e këshillojmë të përmendë sa më shumë Zotin. Tregon Ibnu Tejmije, që Ebu Hurejre kishte lidhur një mijë nyja në një pe dhe me të përkujtonte Zotin duke thënë çdo ditë 12.000 herë subhanallah. Siç thoshte vetë ai, këtë e bëj pasi aq është shpagimi i gjakut dhe thoshte se e bën për të liruar veten.

Tregon Ibnu Rexheb:”Halid ibnu Midan , adhuruesi i përkushtuar, thoshte çdo ditë njëqin mijë herë subhanallah. Kur vdiq dhe njerëzit u afruan ta varrosin, papritur melekët e morrën kufomën e tij dhe e vendosën në varr.”

Një burrë i shtyrë në moshë, duke u mbështetur në bastunin e tij, vajti tek Profeti a.s dhe e pyeti:”O i dërguar i Zotit! Ligjet dhe obligimet fetare janë shtuar, prandaj më trego diçka më të lehtë që të kapem për saj!” Profeti a.s iu përgjigj:”Ta mbash gjuhën gjithmonë të freskët me përkujtimin e Zotit.”

Musai a.s, i kërkoi Zotit t’i mësojë diçka të re, me të cilën ta përkujtonte duke u dalluar nga njerëzit e tjerë. Zoti i tha:”Më përkujto me fjalën: La ilahe il-lallah” Musai i tha:”O Zot! Të gjithë njerëzit e thonë këtë, unë dua diçka specifike.” Zoti iu përgjigj:”O Musa! Nëse do të vendoseshin shtatë qiejt bashkë me tokën në njërën anë të peshores dhe fjala “La ilah il-lallah në anën tjetër, padyshim që fjala “La ilahe il-lallah” do të rëndonte më shumë.”

Ndodhte që Ibnu Tejmije ulej në xhami pas namazit të sabahut dhe qëndronte ulur duke kujtuar Zotin derisa të lindte dielli. Më pas çohej dhe u thoshte nxënësve:”Ky është ushqimi im për sot.”

Tregon Ibnu Tejmije:”Sa herë që hasja vështirësi në çështjet e fikhut, thoja njëmijë herë subhanallah dhe më vinte zgjidhja menjëherë.”

Shokët dhe nxënësit e tij e shihnin gjatë gjithë kohës duke lëvizur buzët. Dikush i tha një ditë:”O mësuesi ynë! Të shohim që gjatë gjithë kohës lëviz buzët!” Ai u tha:”Zemra ime është si puna e peshkut, që po e nxorre nga uji ngordh. Zemra ime vdes nëse nuk e ushqej me përkujtimin e Zotit.”

Ai vazhdonte ta lexojë suren Fatiha që pas namazit të sabahut derisa të ngrihej dielli. Kur e pyetën mbi këtë shkak, ai u tha:”Zoti ka shpallur 104 libra qiellorë, të cilët i ka përmbledhur në katër prej tyre (Zeburi, Teurati, Ungjilli dhe Kurani). Këta të katër, i ka përmbledhur në një libër, Kuranin. Vetë Kuranin e ka përmbledhur në suren Fatiha. Kurse këtë sure, e ka përmbledhur në dy fjalitë:”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.”

Imam Buhariu e përfundon librin e tij të haditheve me hadithin e bukur:”Dy fjalë të lehta për t’u shqiptuar, të rënda në peshore, të dashura tek Zoti, ato janë: “subhanallahi ve bi hamdihi, subhanallil adhijm.”

Këta njerëz të mëdhenj si imam Buhariu, muslimi dhe dijetarë të tjerë të hadithit, porosisin dhe këshillojnë umetin që të përsërisin sa më shpesh fjalët:”La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve huva ala kul-li shejin kadir.” Kush i përsërit këto fjalë njëqind herë në ditë, i shkruhen njëqind të mira, i fshihen njëqind të këqija, i quhet sikur u ka falur lirinë dhjetë skllevërve dhe askush nuk mund të ketë bërë një vepër më të mirë, përveçse dikush që ka thënë më shumë se ai.”

Profeti Junus a.s, u gëlltit nga balena dhe ndodhej në tre erësira: E barkut të balenës, e oqeanit dhe e natës, i shkëputur nga të gjithë të afërmit, të dashurit, fëmijët dhe gruaja. I gjendur në këtë situatë, ai kujtoi Krijuesin e vetëm dhe të pashok dhe thirri me forcën e besimit:”Nuk ka zot tjetër përveç Teje o Zot. I pa të meta je Ti, unë i bëra padrejtësi vetes time.” Thotë Profeti a.s:”Çdo i brengosur që i përsërit këto fjalë, do i largohen brengat.”

Fillimisht, lutjen e tij ai e filloi me fjalët:”Nuk ka zot tjetër përveç Teje o Zot.” Fjalë me të cilat ai shprehte njësimin dhe ekzistencën e një Zoti të vetëm, duke mohuar çdo lloj mundësie për ekzistencën e rivalëve të Zotit të Madhëruar.

Me fjalët:“I pa të meta je Ti” ai përforcon idenë dhe bindjen e tij se Zoti është larg çdo të mete, Ai është larg çdo lloj padrejtësie. Më pas, Junusi a.s pranon gjynahin e bërë:” unë i bëra padrejtësi vetes time.”

“Dhennuni (Junusi) kur doli i zemëruar (prej popullit) dhe kujtoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë. Ai thirri në errësira se nuk ka zot tjetër veç Teje, i pa të meta je Ti. Unë u solla padrejtësisht ndaj vetes” (Enbija 87)

Kurse Jusufi a.s, u burgos në burg, duke u ndarë nga njerëzit e dashur dhe duke qëndruar i vetëm në qelinë e tij të rrethuar me hekura. Edhe pse në qeli dhe në vuajtje, ai gjente kohën e duhur dhe ftonte të burgosurit e tjerë në besim dhe adhurim të një Zoti të vetëm.

“O ju shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm apo Zoti, i vetmi ngadhnjimtar?” (Jusuf 37

Me këtë, ai u thoshte që para se të shpjegojmë ëndërrat tuaja dhe të flasim mbi çështje të tjera, le të biem dakort që nuk ka zot tjetër përveç Atij që na ka krijuar dhe që e merriton adhurimin tonë.

Edhe gjatë luftës, Zoti na nxit që ta përkujtojmë Atë më shpesh. Thotë Zoti në Kuran:”O ju që keni besuar! Kur të takoheni me kundërshtarin tuaj, rezistoni dhe përkujtojeni Zotin me shpresë që të shpëtoni.”

Kur dikush e pyeti Ibnu Tejmijen se ç’lidhje kishte përkujtimi i Zotit në luftën me armikun, ndërkojë që gjithsecili është i zënë me luftën, ai tha:”Është zakon që në kohët dhe çastet më të vështira, njeri të përkujtojë dhe t’i shkojë mendja tek më i dashuri i tyre. A ka më të dashur se Zoti për besimtarët?” Ndërkohë që armiqtë e muslimanëve kujtonin fëmijët, gratë dhe pasuritë e tyre që kishin lënë dhe me këto merrnin forcë dhe zemër për të luftuar, muslimanët përkujtonin Zotin e tyre për t’i inkurajuar dhe dhënë zemër.

Shembullin dhe modelin më të mirë në përkujtimin e Zotit ne kemi profetin Muhamed a.s. Rrugën e tij e ndoqën dhe dijetarët dhe njerëzit e mëdhenj që erdhën pas tij. Kishte prej tyre që lexonin çdo ditë suren Ihlas një mijë herë. Një tjetër thoshte një mijë herë në ditë:”La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve huva ala kul-li shejin kadir.” Dikush tjetër e thoshte njëzet mijë herë, dikush tjetër e përfundonte leximin e Kuranit çdo javë...

Zemra është organi që vështrohet dhe kontrollohet nga Zoti i madhëruar. Nëse atë e mbush me lexim Kurani, përkujtim të Zotit, lutje, madhështi të Zotit dhe shenjtërim, ajo do i ngjajë një kopështi të mbushur me lule të ndryshme dhe do të të nxisë për punë të mira, moral, siqeritet, mall dhe besim të fortë.

Por nëse ti e mbush me përgojime, epshe, dëshira për argëtime dhe dëfrime, dyshime etj... ajo i ngjan një ndërtese të vjetër dhe pothuaj të shembur, e cila nuk ka gjë brenda përveç minjve, akrepave, merimangave etj... Kjo zemër është e mbushur me urrejtje, zili dhe smirë, devijim nga rruga e drejtë, mendjemadhësi dhe epshe.



Tani le të përmendim disa forma me të cilat e kujtonte Profeti (a.s.) Zotin dhe të përmendim edhe shpërblimin e tyre.

Thotë Profeti a.s:”Fjalët: Subhanallah, vel hamdu lil-lah, ve la ilahe il-lallah, vallahu ekber, janë fjalët më të mira që mund të thuhen në një ditë dhe janë veprat më të mira me të cilat mund të fshihen gjynahet.”

Thotë profeti (a.s):"Kush thotë çdo ditë “subhanallahi ve bi hamdihi” një qind herë, i falen gjynahet edhe sikur të jenë si shkuma e detit.”

Përkujtimi i Zotit kënaq Zotin, dëbon shejtanin, shton veprat e mira në peshore, qetëson zemrën, mbush shpirtin me freski, është mbrojtës, shton të mirat dhe fshin të këqijat, të bën të dashur tek Zoti, largon brengat dhe shqetësimet, të ndihmon dhe të jep forcë për të kryer obligimet ndaj Zotit, të largon nga gjynahet dhe të jep bereqet në veprat dhe punët e tua.

Është e dobishme që ne muslimanët të studiojmë jetëshkrimet e këtyre njerëzve të mëdhenj dhe të mësojmë se si ata e madhëronin dhe përkujtonin Zotin e tyre.

Thotë Zoti në Kuran:”Namazi ndalon veprat e ulëta dhe të këqia.”

Kurse Ibnu Tejmije, lidhur me namazin thotë:”Namazi ka dy dobi: Njëra është se ndalon nga veprat e ulëta dhe e dyta është se me anë të tij përkujtohet Zoti i Madhëruar. Dhe përkujtimi i Zotit në namaz, është dobia më e madhe edhe se vetë ndalimi i veprave të ulëta dhe të këqia.

Kurse dijetarë të tjerë, rreth ajetit:”dhe përkujtimi i Zotit është më i madh” kanë thënë:”Ky veprim ëshë më i madh dhe më i dobishëm se çfarëdo lloj vepre tjetër të mirë.”

Shumë dijetarë thonë se puna më e mirë dhe më e vlefshme, është përkujtimi i Zotit, gjë e cila njëkohësisht është dhe puna më e lehtë.

Sa njerëz të mirë janë ata që kohën e mbushin me përkujtim të Zotit! Sa të mirë janë ata që zemrat e tyre janë plot fjalë përkujtuese dhe madhëruese për Zotin e tyre! Sa të mirë janë ata që gjuha e tyre është gjithmonë në kontakt me fjalët e Zotit të tyre.

Profeti a.s vajti një natë tek shtëpia e Ubej ibnu Kab. Kur Ubej vajti të hapë derën dhe gjeti Profetin a.s tek pragu, u gëzua dhe tha:”Nuk ka mik më të mirë që ka hyrë në këtë derë, se ky që po vjen sonte.” Profeti a.s hyri dhe i tha:”O Ubej, Zoti më ka dërguar që të të lexoj suren Bejjine.” Ubej i shtangur dhe i gëzuar njëkohësisht, i tha:”O i dërguar i Zotit! A e përmendi Zoti emrin tim?!” “Po” iu kthye Profeti a.s. Atëherë, Ubej shpërtheu në të qarë nga gëzimi, që Zoti e kishte përmendur emrin e tij mes banorëve të qiellit.

Nëse ti o vëlla dhe o motër e përkujton Zotin në vetmi, Ai të përkujton në vetmi. Nëse përkujtoni mes banorëve të tokës, ai u kujton mes banorëve të qiellit.

E lusim Zotin që të na bëjë nga ata që e përkujtojnë, falenderojnë Atë dhe që ndjekin rrugën e Profetit të Tij të nderuar.

Aid el-Karnij


0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Hyrje



Emri i Zotit El-Gafuru, në arabisht rrjedh nga folja “Gafere”, e cila nënkupton dikë që mbulon, fsheh dhe mbron. Shumë motra, përdorin një pëlhurë për të mbuluar balluket e flokëve dhe sipër saj vendosin shaminë. Pikërisht kjo pëlhurë në arabisht quhet “Gifara”, ngaqë mbulon dhe fsheh flokët e përparme. Kurse kur themi që Zoti është Gafur, nënkuptojmë se Ai t’i mbulon gjynahet në këtë botë dhe të ruan nga zjarri i Xhehenemit në botën tjetër.



Kështu, shohim se fjala “Es-stagfirull-llah!” nënkupton: ”O Zot, unë jam fajtor dhe kam vepruar gjynahe. Prandaj, të lutem m’i mbulo dhe më ruaj nga skandali.”



Kuptimi i emrit El-Gafur në terminologjinë islame



Emri i Zotit El-Gafuru ka tre kuptime në terminologjinë fetare:



Ai që të mbulon gjynahet në këtë botë, Ai që na i mbulon në botën tjetër dhe Ai që na mbron nga zjarri i Xhehenemit. Prandaj, ne kërkojmë prej Zotit të Madhërishëm t’i mbulojë gjynahet tona në këtë botë. Ne i lutemi Atij të na i mbulojë të metat tona dhe të familjeve tona dhe të na ruajë nga skandali. El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet. Ai është edhe për mbulimin e problemeve dhe vuajtjeve të tua. Ai është edhe për të ruajtur nderin dhe prestigjin tënd dhe të familjes.



Për këtë, fjalët “Es-stagfirull-llah!” janë fjalë që profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe profetët e mëparshëm, i përsërisnin shpesh. Vetë Nuhu [alejhis-selam] thoshte: ” Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë.” (Nuh: 10)



Vetë Ibrahimi [alejhis-selam], teksa lutej, thoshte: “Është Ai që më krijoi dhe është Ai që më udhëzon. Është Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur sëmurem është Ai që më shëron. Që ma merr jetën dhe më ngjall. Është Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në Ditën e Gjykimit.” (Esh-Shuara: 78-82)



Ibrahimi [alejhis-selam] i kushton rëndësi faljes së gjynaheve, njëlloj si sigurimit të ushqimit dhe të ujit.



Kurse Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdo ditë thoshte 70 herë “Es-stagfirull-llah!”.



Tregojnë shokët e tij: ”Në një kuvend të vetëm, i numëronim Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbi 70 istigfare dhe pendime” Teksa ulej dhe diskutonte me shokët e tij, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] herë fliste dhe herë heshte duke thënë: Es-stagfirull-llah. Herë të tjera, thoshte: Pendohem tek Ty, o Zot!”



Ne kemi nevojë për emrin e Zotit El-Gafuru, pasi jemi njerëz të dobët dhe kemi nevojë që Ai të na mbrojë dhe të na i mbulojë të metat.



Sureja El-Bekare përfundon me fjalët: ”Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar.” (El-Bekare: 286)



El-Gafuru të mbulon në këtë botë, të mbulon në botën tjetër dhe të mbron nga zjarri i Xhehenemit. Ai të mbulon në këtë botë, me qëllim që ta kuptosh se do të mbulojë edhe në botën tjetër. Nëse All-llahu i Madhërishëm do të premtonte mbulim në botën tjetër, ti do e besoje, por nuk ndjehesh i qetë. Po të kthehesh në vite dhe të kujtosh sa herë të ka mbuluar, do t’i gjeje të shumta. A i kujton gjynahet e shumta, të cilat i mbajti të fshehta dhe nuk të ekspozoi para skandalit?



Falja dhe mbulimi i gjynaheve është për ata që dëshiron vetë Zoti. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Zoti nuk e fal t’i shoqërohen rivalë dhe përveç kësaj fal dhe mbulon kë të dojë.” (En-Nisa: 48); “Ai nuk pyetet për atë që vepron, kurse ata pyeten.” (El-Enbija: 23)



Emri i Zotit El-Gafur është përmendur 91 herë në Kur’an: “Ai tha: “Zoti im më fal mua.” Ai e fali, Ai është Falës (Gafur) dhe Mëshirëplotë.” (El-Kassas: 16) Kurse emri El-Gaffar është përmendur pesë herë. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Dhe u thashë kërkoni Zotit falje, Ai është Falës (Gaffar).” (Nuh: 10); “Unë jam Falës (Gaffar) për atë që beson e udhëzohet...” (Ta Ha: 82) Kurse emri El-Gafir përmendet vetëm një herë. “Falës (El-Gafir) i gjynahut dhe Pranues i pendimit.” (El-Gafir: 3)



Dijetarët kanë dhënë shpjegimet e tyre në lidhje me ndryshimin mes tre emrave. Kështu për emrin El-Gafir, ata kanë thënë se është kur Zoti fal vetëm një gjynah të caktuar. Emri El-Gafur është kur gjynahet e tua janë të shumta, Ai t’i fal të gjitha me radhë. Kurse emrit El-Gaffar, është për gjynahet e mëdha dhe të rënda.



Me këtë, sikur All-llahu i Madhërishëm kërkon të na qetësojë se, sado të jenë gjynahet dhe të çfarëdo lloji, nëse kërkon falje, të falen dhe të mbulohen.



Që t’i mbulohen të metat dhe të mos i shfaqen para njerëzve është diçka themelore për cilindo prej nesh. Secili prej nesh, kërkon ta ruajë dinjitetin para njerëzve, para gruas së tij, para fëmijëve, prindërve... Secili prej nesh kërkon që Ditën e Kijametit t’i mbulohen të metat dhe të mbrohet nga zjarri i Xhehenemit.



Tregon Ebu Dherri [radijall-llahu anhu]: ”Dola një natë me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në shkretëtirë. Pasi ecëm për disa çaste, ai më tha: ”Më prit këtu, derisa të kthehem!” Pasi u vonua pak, ai u kthye. Teksa kthehej, dëgjoja zërin e tij të thotë: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Më pas heshti dhe përsëri tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Përsëri heshti pak dhe përsëri pyeti: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkool?!” Pasi u kthye i thashë: ”U vonove, o i Dërguar i Zotit dhe, teksa ktheheshe, të dëgjova të pyesje: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ”Më erdhi Xhibrili [alejhis-selam] dhe më tha: ”Përgozoje umetin tënd se Zoti do t’ua falë të gjithë gjynahet.” Unë e pyeta: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Xhibrili [alejhis-selam] më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Unë e pyeta përsëri: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Dhe për të dytën herë edhe ai më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Edhe për të tretën herë kur e pyeta, më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkool. Kush del para Zotit pa i shoqëruar shok Atij, i falen të gjitha gjynahet.”



Në një hadith Kudsij, All-llahu i Madhërishëm thotë: “O biri i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson tek Unë, do t’i fal gjithçka që ke bërë pa problem. O biri Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë deri në kulmin e qiellit, dhe ti më kërkon falje, Unë do të t’i fal. O biri i Ademit, nëse gjynahet e tua do të jenë sa vetë toka, do të sjell sa vetë toka mëshirë, nëse nuk më ke vënë shok.”



Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Një njeri bëri një gjynah dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj ma fal mua atë.” Zoti i thotë: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim.” Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal.” Zoti i thotë përsëri: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim.” Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal.” Zoti përseri tha: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim, le të veprojë ç’të dojë robi Im, përderisa më kërkon falje dhe pendohet.”



Ne kemi nevojë që All-llahu i Madhërishëm të na i mbulojë gjynahet dhe të na falë mëkatet. Nëse nuk do na mbuloheshin gjynahet dhe të metat tona, do të ishte skandal për secilin prej nesh.



Falja dhe mëshira e Zotit është edhe për jobesimtarët. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara.” (El-Enfal: 38) Kur e dëgjuan shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë ajet, u gëzuan shumë. Kjo, pasi nëse Zoti i Madhërishëm këtë thirrje ua bën jobesimtarëve, për besimtarët do të jetë më e lehtë që ta fitojnë faljen e All-llahut të Madhërishëm.



Madje, jo vetëm për jobesimarët, por edhe për ata që kanë luftuar kundër Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe muslimanëve dhe kanë rënë robër në duart e tyre. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”O profet! Thuaju robërve që keni marrë, nëse Zoti konstaton ndonjë të mirë në zemrat tuaja, do t’u japë më të mira se ato që u janë marrë dhe do t’u falë.” (El-Enfal: 70)



Po të shohësh me vëmendje në Kur’an, do të gjejmë se sa herë që përmendet falja e Zotit të Madhërishëm, përmenden edhe gjynahet e mëdha. Një e veçantë tjerër, është se vetë Zoti na bën thirrje për të na falur. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Thanë të dërguarit e tyre: A ka dyshim në Zotin që është Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Ai u fton që t’ju falë gjynahet tuaja.” (Ibrahim: 10)



Ajeti: ”Falës i gjynahit, Pranues i pendimit, me ndëshkim të ashpër.” (El-Gafir: 3) në pamje të parë sikur të frikëson, pasi përmend ndëshkimin e All-llahut të Madhërishëm. Por në fakt është e kundërta. Ti mund t’i thuash dikujt: Të kam falur, ngaqë nuk kam ç’të të bëj se jam i dobët. Kurse All-llahu i Madhërishëm në ajetin e mësipërm është i aftë të hakmerret dhe të ndëshkojë, megjithatë Ai të fal dhe të mëshiron.



Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u tha banorëve të Mekes, të cilët e kishin keqtrajtuar, fyer, sharë...: ”Shkoni se jeni të lirë!” - dhe këtë ua tha në çastet kur i kishte në dorë dhe kishte mundësi të hakmerrej.



Nëse ti, o vëlla dhe o motër, i kërkon falje El-Gafurit, jo vetëm që të fal dhe t’i mbulon të metat në këtë botë dhe në tjetrën duke të ruajtur nga zjarri i Xhehenemit, por edhe të shpërblen dhe të nderon.



Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith: ”Kush i lutet Zotit që ta falë (bën istigfar) në mënyrë të vazhdueshme, Zoti do t’i japë zgjidhje për çdo hall, do t’ia largojë gjërat që e preokupojnë dhe do ta furnizojë nga nuk e pret.”



Shkoi një njeri tek Hasan el Basriu dhe i tha: ”O imam i nderuar, gruaja ime është sterile dhe nuk lind. Çfarë duhet të bëj që Zoti të më dhurojë një fëmijë?” Hasani i tha: ”Shtoji istigfaret!” Pasi u largua ky, një tjetër i tha: ”O imam, shi nuk po bie dhe toka është tharë, çfarë duhet të bëjmë?” Hasani edhe atij iu përgjigj: ”Shtoji istigfaret!” Më pas i erdhi një i tretë dhe i tha: ”O imam, burimet e jetesës më janë pakësuar, çfarë duhet të bëj?” Hasani i tha edhe këtij: ”Shtoji istigfaret!” Një nga të pranishmit i tha: ”O imam i nderuar! A një përgjigje për të gjithë?!” Imam Hasani ia ktheu: ”Jo, për Zotin. Por a nuk e ke dëgjuar ajetin: ”Kërkoni falje Zotit tuaj (thoni “Es-stagfirull-llah!”) , se Ai vërtet fal shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët. Ju bën që të keni kopshte me lumenj.” (Nuh: 10)



Nëse do e ndjesh siç duhet emrin El-Gafur, marrëdhëniet dhe lidhjet e tua me Zotin e Madhërishëm do të ishin shumë të forta. Kjo, pasi secili prej nesh ka të meta dhe gjynahe, të cilat kërkon të mbahen të fshehta mes tij dhe Zotit. Ka dashur vetë All-llahu i Madhërishëm që shumë nga gjynahet tona të mos merren vesh. Ai i mbulon ato dhe i ruan të fshehta mes Tij dhe njeriut. Nëse do të dëshironte Zoti të kundërtën, që gjynahet të kuptoheshin nga të gjithë, mund të caktonte një aromë të keqe për çdo gjynah. Për Zotin, nëse gjynahet tona do të kishin erë, nuk do të mund t’i afroheshim njëri-tjetrit.



Për shkak se mes çifutëve u përhapën gjynahe nga më të rëndat, All-llahu i Madhërishëm i ndëshkoi. Çdo kush që vepronte një gjynah, të nesërmen e gjente të shkruar në derën e shtëpisë së tij: ”Filani ka vepruar këtë gjynah.”



A e kupton sa e rëndë është që i gjithë pallati ku jeton, të lexojë mbi derën tënde çfarë gjynahu ke vepruar një natë më parë?! Vallë, sa vite ke vazhduar me gjynahe dhe Zoti i Madhërishëm t’i ka mbuluar?



El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet, por edhe për të mirat. Ai e ka fshehur Natën e Kadrit, me qëllim që besimtarët ta kërkojnë me adhurim dhe përkushtim në dhjetë ditët e fundit. Ai e ka mbajtur të fshehtë orën në të cilën pranohen lutjet në ditën e xhuma. Ai e ka mbajtur të fshehtë emrin e Tij më të madh, me të cilin po të lutesh t’i pranon lutjet. Kjo, me qëllim që ta lusim me të gjithë emrat. Ai i ka bërë të fshehtë dhe të padukshëm mikrobet dhe viruset. Nëse do të ishin të dukshëm, nuk do të mund të pinim as edhe një gotë ujë. Ai e ka mbajtur të fshehtë çastin kur do të vdesim, me qëllim që të jemi të përgatitur gjatë gjithë jetës.



Dita e Kijametit do të jetë e vështirë, pasi në këtë ditë të gjithë sekretet tona do të tregohen para të gjithë njerëzve. Ato do t’i dëgjojnë prindërit e tu, gruaja dhe fëmijët e tu, komshinjtë dhe vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Ne e kopjonim atë që vepronit.” (El-Xhathije: 29) Ashtu siç i kemi vepruar këto gjynahe, ashtu do të paraqiten para Zotit, me foto dhe me zë. Ato do të shihen nga të gjithë, jo thjesht të tregohen. Problemi dhe halli këtë ditë, nuk është se do të hysh në zjarr, por është skandali që gjynahet e tua do të tregohen para profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe para të gjithë njerëzve. Do të ketë njerëz që do t’u bjerë mishi i fytyrës përtokë nga turpi. Ata do të kërkojnë të dërgohen në zjarr direkt dhe të mos u tregohen gjynahet para njerëzve.



Por nëse emrin El-Gaffar e ke përjetuar në këtë botë, do të ketë lehtësira për ty. All-llahu i Madhërishëm do të thotë: “Robi Im, afrohu! Dhe lëshon një perde (që mos të dëgjojnë njerëzit e tjerë). Më pas i thotë: “A e mban mend filan gjynah? Po atë tjetrin?” Derisa të mendojë njeriu se është i humbur. Atëherë, All-llahu i Madhërishëm do t’i thotë: “O Robi im, Unë t’i mbulova këto gjynahe në dynja dhe Unë t’i fal ato tani. Shko, o robi Im, pasi nuk do të poshtëroj para krijesave.”



El-Gaffari i mbulon gjynahet tona dhe nuk na poshtëron as në këtë botë dhe as në botën tjetër. Ai i mbulon gjithmonë gjynahet e para. Këtë e dinte mirë Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu]. Kur i dërguan një të ri që kishte vjedhur, ai filloi t’i betohej se ishte hera e pare që vidhte. Umeri [radijall-llahu anhu] iu përgjigj: ”Gënjen! Pasi Zoti nuk e poshtëron robin e Tij që në herën e parë.” Pasi e hetuan, panë se ishte hera e tetë që ai vidhte.







Të gjithëve u falen dhe u mbulohen të metat, përveç atyre që i veprojnë haptazi



Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Të gjithë umetit tim do t’u falen gjynahet, përveç atyre që i veprojnë haptazi.” Shokët e tij e pyetën: ”Si është kjo, o i Dërguari i Zotit?” Ai u tha: ”Ka njerëz që veprojnë gjynahe natën dhe Zoti ua mbulon. Me t’u gdhirë të nesërmen, u tregojnë të tjerëve se ç’kanë vepruar një natë më parë.”



Për shkak se Zoti i Madhërishëm e pëlqen t’i mbulojë të metat e njerëzve, Ai ka caktuar katër dëshmitarë për dikë që duhet të ndëshkohet për imoralitet. Që të akuzosh dikë për imoralitet, duhet të kesh katër dëshmitarë që ta kenë parë duke vepruar këtë vepër. Diçka e tillë është e pamundur, veçse nëse imoraliteti do të kryehej haptazi. Me këtë, sikur ndëshkimi që Islami jep për imoralët nuk është vetëm për veprën që kryejnë, por për atë që e veprojnë haptazi në publik, saqë e shohin katër veta.



Një herë tjetër, vajtën katër dëshmitarë dhe, pasi dëshmuan për dikë që e kishin parë në imoralitet, njëri prej tyre tha që m’u duk si burri i saj. Atëherë Umeri [radijall-llahu anhu] i ndëshkoi tre të tjerët me 80 goditje me kamxhik.



Islami e dënon përhapjen e sekreteve dhe ndërhyrjen në jetën private të njerëzve. Islami e dënon atë që mediat veprojnë duke përhapur skandale dhe jetën private të personave të ndryshëm:



“Ata që duan të përhapet e keqja mes atyre që besuan, do të kenë ndëshkim të dhimbshën në këtë botë dhe në ahiret. Zoti di dhe ju nuk dini.” (En-Nur: 19)



Kurse një herë tjetër, vetë Umeri [radijall-llahu anhu] i pa dy veta në imoralitet. Menjëherë i mblodhi njerëzit dhe u tha: ”O njerëz, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Ali ibnu Ebi Talibi [radijall-llahu anhu] e pyeti: ”O Prijësi i besimtarëve, a ke katër dëshmitarë?” Umeri i tha: ”O Ali, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Por Aliu i tha përsëri: ”O Prijësi i besimtarëve, nëse do t’ua shqiptosh emrat, do të ndëshkohesh me 80 goditje me kamxhik.”



Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Zotit i vjen turp dhe e pëlqen të mbuluarit. Nëse dikush prej jush lahet, le të mbulohet.”



Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Dy lloj njerëzish nga umeti im, nuk do të hyjnë në Xhennet dhe nuk do e shijojnë aromën e tij, megjithëse ajo ndihet 500 vite larg.” Të pranishmit e pyetën: ”Kush janë këta, o i Dërguari i Zotit?” Ai u përgjigj: ”Janë gra të veshura lakuriq, kanë devijuar vetë dhe devijojnë edhe të tjerët, me kokat si gunga e devesë.”



Kjo, pasi këto bëhen haptazi dhe çojnë në shthurrjen e të gjithë shoqërisë. Nëse nuk ke veshur hixhabin, të paktën mos u vish me të shkurtra, të ngushta dhe të tejdukshme. Mos shko në plazh, o motër, se kështu e zemëron All-llahun e Madhërishëm !







Çfarë duhet të bëj që të siguroj faljen dhe mbulimin e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër?



Nëse dëshiron të ruhesh nga skandali në këtë botë e në botën tjetër dhe të mbrohesh nga zjarri i Xhehenemit, shkoji All-llahut të Madhërishëm me shumë vepra të mira dhe të mëdha.



Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vendosi ta marrë Meken pa luftë dhe lajmin e hyrjes në Meke e mbajti të fshehtë. Por një nga shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Hatib ibnu Ebi Beltea, u dërgoi fjalë Kurejshëve mbi atë që kërkonte të bëjë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].



Hatib ibnu Ebi Beltea u dërgoi një letër Kurejshëve, ku u tregonte se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe muslimanët po nisen për të sulmuar Meken. Në letër shkruante: “Nga Hatib ibnu Ebi Beltea, drejtuar Ebu Sufjanit, të parit të Kurejshëve. I Dërguari i Zotit, po përgatit ushtrinë për t’ju sulmuar.”



Letrën ia jep një gruaje, të cilën e këshillon ta fshehë mirë dhe t’ia dërgojë Ebu Sufjanit.



Në këto çaste zbret Xhibrili [alejhis-selam] dhe i tregon Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për atë që kishte bërë Hatib ibnu Ebi Beltea. Xhibrili [alejhis-selam] nuk zbriste vetëm kur Mesazhi Hyjnor ose Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishin në rrezik. Në këtë rast, nëse Kurejshët do e merrnin vesh, do të përgatiteshin për luftë. Kurse Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] përpiqej që në Meke të hynte paqësisht dhe jo me luftë.



Menjëherë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dërgon Aliun dhe Zubejrin të vihen pas gruas dhe t’i marrin letrën. Pasi e arrijnë, ia marrin letrën dhe ia dërgojnë Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Aliu [radijall-llahu anhu] e hapi letrën dhe e lexoi. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e mori letrën në dorë dhe iu drejtua Hatibit: ”Çfarë është kjo, o Hatib?”



Umeri [radijall-llahu anhu] nxori shpatën dhe i tha Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”O i Dërguari i Zotit, më lejo t’ia këpus kokën këtij hipokriti!” Por Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: ”Lëre, o Umer, pasi All-llahu i Madhërishëm u ka thënë atyre që morën pjesë në betejën e Bedrit: Veproni ç’të doni se ua kam falur!” Hatib ibnu Ebi Beltea [radijall-llahu anhu] kishte një llogari veprash të mira, të cilat ndërmjetësuan në këtë moment të vështirë për të dhe iu fal gabimi.



Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kuptoi se një veprim i tillë prej Hatibit, ishte si rezultat i dobësimit të besimit dhe me qëllim që të sigurojë një farë mbrojtjeje për gruan dhe fëmijët e tij në Meke.



Në shumë vende, të përhapësh sekretet konsiderohet tradhëti e madhe dhe personi ndëshkohet me vdekje. Por profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pa këtë çështje nga një këndvështrim tjetër. Ai e dinte se një nga cilësitë e All-llahut të Madhërishëm është falja dhe mbulimi i të metave. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e vlerësoi pjesëmarrjen e Hatib ibn Ebi Beltea në Bedr.



Nëse ke gjynahe dhe shumë të meta, o vëlla dhe o motër, bëj diçka të madhe për Islamin, fenë e Zotit. Ditën e Kifont-size: 12pt; font-family: (El-Bekare: 286)quot;serif lang=/pjametit, kur të dalësh para Zotit, thuaji: “Këtë e kam bërë për fenë Tënde, o Zot.”



Nëse ke një llogari bankare prej miliona dollarëve, nuk e ke problem nëse humbet në tregëti disa mijëra dollarë. Kurse një tjetër që humbet në tregëti mijëra dollarë dhe nuk ka llogari bankare të hapur, ky me të vërtetë që është i falimentuar.



Veprat e mira ndërmjetësojnë tek All-llahu i Madhërishëm për të metat e njeriut. Shkoji Zotit me të mira të shumta, shkoji me lexim Kur’ani, rrjedhje lotësh nga dashuria për Të, folu të tjerëve rreth Zotit... shtoje llogarinë e punëve të mira.



Ibnu Tejmije thotë se Musai [alejhis-selam] gaboi në disa raste. Ai vrau një njeri, hodhi përdhe fletët të cilat ia kishte shkruar All-llahu i Madhërishëm dhe përmbanin udhëzim, kapi vëllanë e tij profet për mjekre dhe e tërhiqte me inat... Megjithatë All-llahu i Madhërishëm e donte, e nderonte dhe i fliste pa ndërmjetës, si asnjë profeti tjetër. Kjo, pasi ai kishte qëndruar para Faraonit dhe i kishte folur për Zotin e Madhërishëm. Kështu, të metat dhe gabimet ishin si një qime e zezë në kurrizin e një demi të bardhë. Kurse Junus ibn Metta [alejhis-selam] e zermëroi All-llahun e Madhërishëm një herë dhe Ai e ndëshkoi në barkun e balenës. Kjo, pasi Junusi [alejhis-selam] nuk kishte të njëjtën llogari të mirash, si Musai [alejhis-selam]. Dhe ajo që e nxori Junusin [alejhis-selam] nga barku i balenës, ishin ato pak të mira që kishte vepruar më parë.



Kur Uthman ibnu Affani [radijall-llahu anhu] mori përsipër të përgatisë një ushtri me mjetet që i nevojiteshin, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ”Asgjë nuk e dëmton Uthmanin pas kësaj dite!” Sido që të jenë gjynahet e Uthmani [radijall-llahu anhu], do t’i falen për shkak të këtij qëndrimi burrëror.



Nëse kërkon të falë dhe të t’i mbulojë të metat, vepro diçka të madhe për hatër të Zotit të Madhërishëm. Një vepër e tillë mund të jetë hixhabi për ty, o motër. Mund të jetë kontributi për hapjen e një strehe jetimësh. Mund të jetë një edukim i mirë për fëmijët e tu. Mund të jetë udhëzimi i njerëzve në rrugën e All-llahut të Madhërishëm.







Si ta përjetojmë emrin El-Gaffar në jetën tonë?



Si fillim duhet të bësh disa gjëra: 1- Vepro vepra të mëdha dhe të mira. 2- Kërko falje sa më shumë, duke thënë:”Es-stagfirull-llah!” 3- Mbuloji të metat e njerëzve të tjerë, me qëllim që All-llahu i Madhërishëm të mbulojë ato të tuat. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti i Madhërishëm do t’ia mbulojë atij Ditën e Kijametit.”; “Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti ia mbulon atij në dynja dhe në ahiret.”



Nëse dikush gabon në punë, mos shko ta ankosh tek drejtori. Nëse ke kërkuar dorën e një vajze, u fejove dhe më pas e prishe fejesën, mos ua trego njerëzve të tjerë shkakun e prishjes së fejesës. Mos ia trego të metat që gjete tek ajo vajzë, mos e përball me skandalin. Nëse të pyesin njerëzit mbi shkakun, thuaj se nuk ishte fati yt.



Shohim sot se mediat dhe gazetarët kërkojnë lajme tërheqëse, duke bërë publike gjëra private dhe intime të njerëzve.



Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Mos i lëndoni robërit e Zotit, mos i përqeshni dhe mos i kërkoni të metat e tyre. Kush kërkon të metat e vëllait të tij musliman, Zoti i Madhërishëm do të kërkojë të metat e tij, derisa ta poshtërojë qoftë edhe në mesin e shtëpisë.”



Shkoi një njeri tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: ”O i Dërguari i Zotit, kam parë filanin duke bërë imoralitet.” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: ”A nuk e mbulove qoftë edhe me rrobën tënde?”



Islami është fe që e mbron privacinë e të tjerëve dhe nxit që jeta e tyre private dhe të metat e tyre të mbeten sekret. Kjo, pasi nëse do të përhapen në gjithë shoqërinë bisedat rreth imoralëve, drogës, skandaleve... ajo që do të ndodhë është se shoqëria mësohet me fenomene të tilla dhe do të fillojnë t’i veprojnë.

El-Gafuru (Gjithėfalėsi)

Ky është një nga emrat që njerëzit dhe besimtarët e përmendin më shpesh, pasi me këtë emër, ata i kërkojnë falje Zotit të tyre. Në këtë temë do të flasim rreth këtyre çështjeve kryesore:

1. Hyrje.

2. Kuptimi i emrit El-Gafur në terminologjinë islame.

3. Të gjithëve u falen dhe u mbulohen të metat, përveç atyre që i veprojnë haptazi.

4. Çfarë duhet të bëj që të siguroj faljen dhe mbulimin e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër?

5. Si ta përjetojmë emrin El-Gaffar në jetën tonë?