| Index -> Të Ndryshme -> | ||||||||||||||||||
Opozita i kėrkon shpjegim Thaēit rreth deklaratės pėr veriun |
||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||
|
Prishtinë, 27 korrik - Opozita ka kërkuar shpjegime nga kryeministri Hashim Thaçi, nëse ai ka shprehur gatishmërinë për status të veçantë për veriun e vendit, ashtu siç ka deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë, Cristopher Dell.
Ndërkohë, zv/kryeministri Hajredin Kuçi, duke përjashtuar mundësinë që statusi special për veriun të jetë pranuar si opsion, tha se duhet të pritet që ambasadori Dell të vijë në Kosovë dhe ta sqarojë këtë deklaratë. Deklarata e djeshme e ambasadorit amerikan në Kosovë, Cristopher Dell, që u bë në Washington se, kryeministri Thaçi ka shprehur gatishmëri të shqyrtojë mënyrat në të cilat mund të respektohet natyra speciale e veriut të Kosovës, siç raporton RTK-ja nga Parlamenti i Kosovës, ka ngjallur sot reagime të shumta te opozita në Kosovë. Ibrahim Makolli i AKR-së kërkoi që kryeministri Thaçi të deklarohet nëse ka pranuar një gjë të tillë. Kryeministri do të duhej të jep një përgjigje para qytetarëve të Kosovës, përkitazi me vërtetësinë e atyre deklaratave Kërkesa të tilla për sqarim të kryeministrit kanë bërë edhe deputetët e partive të tjera opozitare, ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, thotë se nuk ka përplasje deklaratash mes ambasadorit Dell dhe qëndrimet e Qeverisë. Ai thotë se duhet pritur që ambasadori Dell të vijë në Kosovë dhe të sqarojë këtë deklaratë. Ajo çka dua të them, duhet ta lexojmë drejt deklaratën e ambasadorit dhe unë dua të them që deklarata e ambasadorit, mendimet e SHBA-ve dhe të tjerëve janë ato që ne i shqyrtojmë, por nuk është diçka që ne kemi menduar për ndonjë status special apo diçka tjetër, tha Kuçi. Kuçi thotë se Qeveria është e gatshme për zgjidhje, në kuadër të Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisaarit, por shton se nga qeveria nuk është kërkuar një gjë e tillë. Ai thotë se statusi special për veriun nuk është opsion, por shprehet se për këtë çështje do të bisedojnë me ambasadorin Dell. Ndërsa opozita është kategorike që opsionet e tilla të mos merren fare në konsideratë. Madje ata thonë se Kosova nuk duhet të ngutet që të futet në bisedime me Serbinë pa u plotësuar disa kushte. Naser Rugova iLDD-së, tha se Institucionet e Republikës së Kosovës mos të shkojnë në bisedime pa hyrë në agjendë edhe trajtimi i barabartë për shqiptarët në Kosovën Lindore, sepse gabimisht po quhet Lugina e Preshevës. Ndërsa Ibrahim Makolli kërkon këto kushte:, heqja e pretendimeve territoriale që Serbia ka ndaj Kosovës dhe kushti i dytë është që Serbia ta njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kurse zëvendëskryeministri Kuçi thotë se opinioni i GJND-së, dhe ftesa nga Bashkimi Evropian për bisedime kanë qartësuar se me Serbinë nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për statusin por vetëm për çështje që mund të bisedohen mes dy shteteve fqinje. / Koha / |
||||||||||||||||||
Nga: Sabri Selmani (E Martė, 27 Korrik 2010 16:38) Çfarë porosish dalin për institucionet e Kosovës,pas vendimit te Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë?
Mendoj se:institucionet e Kosovës duhet që të dijnëë të kapitalizojë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Duhet të lobojë për njohje të reja dhe për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtare, qofshin ato ekonomike, ose politike.
Duhet, të ndërtojnë dhe të zbatojnë strategji të mirfilltë për shtrirjen e autorizimeve të institucioneve të Kosovës në gjithë territorin e saj, me qëllim të ruajtjes së integritetit të tij.
Duet, që përfundimisht ti kthehen zhvillimeve të brendshme, duke u angazhuar në ripërtritjen e ekonomisë dhe zhvillimin e saj.
Duhet, që të veprojnë me ngulm në krijimin e shtetit të së drejtës, duke u angazhuar në luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. |
||||||||||||||||||



Del.icio.us
Digg
Facebook
Newsvine
Reddit
Technorati









