Index -> Poezi islame ->

Mirė se na vjen muaji i Ramazanit

Poezi Islame

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati

Mirë se na vjen o muaji i bekuar
Mirë se vjen për botën mbarë,
Zoti me Kur’an të ka madhëruar
Me gëzim të prêt çdo besimtar!

Mirë se na vjen o muaj i agjërimit,
Që shkëlqen nga rrezet e së vërtetës,
Mirë se na vjen pranverë e njerëzimit
Stina më e bukur e jetës!

Mirë se na vjen o muaji i adhurimit,
Të presin xhamitë e mbushura plot,
Aty, po, shtrihet dora e pajtimit,
Aty ,po, lidhet besa me të Madhin Zot!

Mirë se na vjen o muaji i pendimit,
Jemi mëkatarë, ishim të verbuar,
Kurrqysh s’e gjenim rrugën e shpëtimit,
Zotin e Vërtetë e kishim harruar!

Mirë se na vjen o muaj i ngadhënjimit
Kurrë s’na ke gjetur kaq të hutuar,
Por me shpresë jemi nisur drejt qëllimit
Siç ka urdhëruar Zot’i i Lartësuar!

Mirë se vjen në trojet arbnore,
Ku ende del tymi i temjanit,
Por fundi ynë është i lidhur me fitore
Si fundi yt me Ditën e Bajramit!

Mirë se na vjen n’Kosovën me diell
Me diell që shkëlqen zbehtë,
Zbehtë në tokë, zbehtë në qiell,
Ashtu zbehtë qysh jemi edhe vetë…!

Të falenderojmë o i Madhin Zot,
Që të pritëm edhe sivjet,
Lamtumirë deri në mot
Dhëntë Zoti, në Dritë të Vërtetë…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
 
 

RadioIslame LIVE

Advertising