Index -> Islami ->

Ramazani – muaji i Kur'anit

“O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” [Al-Bekare 2:183]

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati

Së shpejti inshAllah, muaji i bekuar i Ramazanit do të jetë para nesh. Është muaj i zgjedhur nga Allahu(svta) si muaj i agjërimit. Ai(svat) zgjodhi këtë muaj mbi gjithë të tjerat duke e bërë këtë muaj të mëshirës dhe të nderimit për të gjithë besimtarët. Ramazani është një ndër muajt më të mira, muaj në të cilin Allahu(svta) filloj shpalljen e Tij të fundit - Kuranin.

Në muajin e Ramazanit, e lexojmë Kuranin për çdo ditë dhe lexojmë gjërsisht gjatë namazit të Taravisë. Por a e kuptojmë dhe a e praktikojmë këtë Kuran? Aisha(ra) ka përshkruar Profetin (savs) si ‘Kurani në këmbë’. A pasqyronë karakteri jonë porosinë e Kuranit? A zbatojmë ate në jetën tonë? A e ndjejmë peshën e saj mbi supet tona?

Allahu (svat) thotë: “Sikur Ne ta zbritnim këtë Kuran mbi ndonji kodër, do të shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. Këto janë shembuj që ua sjellim njerëzve, që ata të mendojnë.” [Al-Hashr 59:21]

Allahu (savt) i tregon njerzimit që sikur ti kishte zbritur Kuranin mbi malin e fuqishëm që është shumë herë më i madh se njeriu do të thërmohej nga friga e Allahut(savt). Dhe ne, si njerëz pa një vlerë të madhe që jemi, a ndihemi të përulur nga Kurani, që na zbriti neve e jo maleve? A jetojmë simbas udhëzimeve dhe ndalimeve që Allahu na i ka parashtruar në Kuran, shpallja e Tij e fundit?

Me leje të Allahut(savt) do agjerojmë këtë muaj, por a do të jemi gjallë për Ramazanin tjetër? Apo do të jetë ky rasti i fundit për të shijuar mëshirën e Allahut(savt)? Ne duhet të vlersojmë sjelljet dhe veprat tona dhe të paraftyrojm ditën e takimit me Allahun(savt) dhe ta pysim veten, a do të jetë ajo dita jonë më e mira apo ditë fatkeqe? Secili prej nesh do ta takoj Allahun(savt) vetëm; pa prindër për të na mbrojtur dhe pa pasuri për të na shpëtuar. Allahu(savt) thot:

“Atë ditë njeriu do ikën prej vëllut të vet, prej nënës dhe babait të vet, prej gruas dhe prej fëmjëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet, për ti bërë ata indiferent ndaj të tjerëve. [Abasa: 34-37]

Në këtë jetë veprat tona jane te vetmet që do ti kemi. Është mirë të hedhim një vështrim vitit që kaloi dhe të mendojmë, të mendojmë se çfarë të mirash kemi bërë simbas Islamit dhe të vazhdojmë me to, të mendojmë se çfarë gabimesh kemi bërë dhe të kërkojmë pendim nga Allahu(savt) dhe të përpiqemi të mos i përsërisim më ato. Profeti(savs) ka thënë:

“Nëse vjen Ramazani, dyert e Xhenetit happen dhe dyert e Xhehnemit mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhirë.” [Buhariu & Muslim]

Bazuar në këtë hadith, studiuesit thonë se dyert e Xhenetit hapen në plotë kuptim të fjalës dhe ato të Xhehnemit mbyllen dhe shejtanët janë të lidhur me zinxhirë! Kështu që armiku i vetëm që na mbetet me tejkalu është Nefsi jonë (dëshirat e mbrendshme).

Ta shfrytëzojmë pra këtë rast në të cilin shejtanët janë të lidhur me zingjirë të tejkalojmë nefsin tonë dhe të bëjmë shprehi bindjen në Allah(savt) në çdo veprim të jetës sonë pa përjashtime, o në qofshim në xhami apo shkollë, qoftë që jemi në shtëpi apo punë, qoftë që do të blejmë një shtëpi apo do shesim një makinë. Shkurt ta ndjekim Islamin në të gjitha aspektet e jetës sonë.

Ramazani është rast që na jep mundësi për të kërkuar dhe zgjëruar diturinë tonë islame. Sa më shumë që kemi dituri islame aq më shumë do të jetojmë simbas asaj. Allahu (savt) na thotë:

“Vërtet frigën e Allahut e kanë ata nga robërit e tij, që kanë njohuri”[Al-Fatir 28]

Në muajin e Ramazanit, Profeti(savs) për çdo natë ka lexuar dhe studiuar Kuranin me

Engjullin Xhebrail. Al-Buhariu dhe Muslim kanë raportuar që Ibn Abaz(ra) kishte thënë: “Engjulli Xhebrail takonte Profetin(savs) për çdo natë gjatë Ramazanit për t’ja mësuar Kuranin. Dhe Profeti(savs) ishte më bujari kur takonte Xhibrailin, më bujar se era që sjell shiun”. Imam Ahmedi ka shtuar edhe këtë: “Dhe qfardo që i kanë kërku Ai(savs) do t’iu jipte”. Dhe më tutje Buhari transmeton që Aisha(ra) ka thënë, “Kur të fillonte Ramazani, Profeti(savs) i lëshonte të gjithë të burgosurit e luftës dhe i plotësonte nevojat e çdo personi që kërkonte diçka prej Tij.”

Le të kërkojmë dituri në këtë muaj të bekuar duke studiuar kuptimin e ajeteve të Kuranit të lavdishëm. Le të lexojmë jetën e Pejgamberit(savs) dhe sahabëve (ra) se si ata jetuan jetën e tyre, se si sakrifikuan jetën e tyre për ta bërë fjalën e Allahut(savt) më të lartin. Ta kujtojmë sahabin Musab ibn Umajr(ra) që ishte njeriu më i pasur – u bë njeriu më i varfër – aq i varfër sa që kur vdiq nuk kishte mjaft rroba për të mbuluar trupin e tij. Pse vallë u përball me një situatë të këtillë? Sepse ai kishte kuptuar se premtimi i Allahut ishte i vërtetë. Le të lexojm mbi rregullat e ndërveprimit në Islam qoftë në tregti, qoftë financa, agrikulturë apo tjera. Të shohim se qfarë thotë Islami mbi mardhënjet mes gruas dhe mashkullit, mes familjes dhe fëmijëve. Islami është mënyrë e plotë e jetës, dhe në këtë muaj të bekuar le të kemi qëllim të sinqertë të përballemi me ato pjesë të Islamit ku kemi dituri të pamjaftueshme.

Le të shfrytëzojmë këtë rast për ndërtimin e urave vëllazrore dhe të fitojmë shpërblime duke i ftuar vëllezërit dhe motrat muslimane për iftar ashtu siq ka thënë Profeti(saas):

“Ai që ushqen një person që agjëron fiton shpërblim të njejtë sikurse ai vet, pa humbur shpërblimin e personit që agjeron.” [Ahmedi]

Në kohën e Profetit(saas) muaji i Ramazanit ka qenë kohë dlirjeje, duke urdhëruar për punë të mira, duke ndaluar punët e liga dhe duke u përpjekur me jetë dhe me pasuri për të ngritur lartë fjalën e Allahut. Pas vdekjes së Profetit(saas) muslimanët vazhduan me Sunetin e Profetit(savs) dhe Allahu i madhëruar mori ata besimtarë si shembull për ndikimin e rrjedhave të ardhshme historike.

Ramazani ishte një kohë e aktiviteteve intensive, duke kaluar ditën në shalë dhe natën në lutje duke iu drejtuar Allahut për mëshirën dhe faljen e Tij. Ky ishte ambienti i Ramazanit që i mundësoi të paret tanë të përballen me sfida që dukeshin të pamundura.

Të bëjmë pra këtë muaj të Ramazanit, muaj të faljes dhe adhurimit, muaj të recitimit të Kuranit, të dhënjes së zeqatit, muaj të forcimit të mardhënjeve në mes të farefisit tanë, të bujarisë dhe mirësisë ndaj të varfërit, muaj i të qenurit të vetdishëm në fjalë dhe vepra tona, muaj të forcimit të mardhënjeve tona me Allahun(savt) dhe të pastrojmë zemrat tona, muaj të zgjërimit të diturisë sonë në Kuran, Sunet dhe Fikh dhe të angazhimit në daua për të zbatuar Kuranin dhe Sunetin në ruzullin e tokës.

Allahu i lavdëruar na bëftë nga brezi i muslimanëve që do të vendosë themelet e duhura bazë të shtetit islamik për brezat e ardhshëm dhe le të jemi prej atyre që mbartin Islamin gjatë Ramazanit e tutje.

“Të devotshmërve do tu thuhet;”O shpirt i qetsuar! Kthehu te Zoti yt i kënaqur(për veten tuaj) dhe kënaqës (për Zotin)! Hyr në mesin e rrobërve të Mi!Dhe hyr në Xhenetin Tim!” [Al-Fexhr;27-30]

Përktheu dhe përshtati:

Marina Metaj
 
 

RadioIslame LIVE

Advertising