| Index -> Të Ndryshme -> | ||||||||||||||||||
Dekani i ri i FSI-sė, Doc. Dr. Xhabir Hamiti |
||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||
|
Komisioni vlerësues përbëhej prej pesë anëtarëve: Dr. Lulzim Esati, Prof. Idriz Bilalli, Mr. Musa Vila , Hfz.Safet Hoxha, Mr. Sabri Jonuzi, ndërsa Dr. Lulzim Esati, njëherit, ishte edhe aplikues për postin e dekanit të FSI-së.
Arsyetimi i komisionit, pas vendimit për zgjedhjen e dekanit të ri, është me sa vijon: Kandidati Doc.dr. Xhabir Hamiti, përveç që është i vetmi nga radhët e mësimdhënësve në FSI me këtë thirrje shkencore islame, madje këtë titull nuk e posedon askush tjetër në nivel të të gjitha institucioneve të BIK-ut. Për më tepër kandidati në fjalë ka administruar suksesshëm edhe punën e FSI-së që nga viti 1995, kurse duke filluar nga viti akademik 2003/2004 është edhe mësimdhënës i lëndës së studimeve kur`anore tefsir. Meriton të përmendim edhe faktin se Doc.dr. Xhabir Hamiti njëkohësisht është edhe kryetar i Kuvendit të BIK-ut , organit më të lartë vendimmarrës në kuadër të BIK-ut. Përveç arsyetimeve të sipërpërmendura kandidati në fjalë është edhe njohës i katër gjuhëve botërore ( arabisht, anglisht, gjermanisht dhe boshnjakisht) që i mundësojnë afirmimin e institucionit tonë edhe jashtë vendit. Zgjedhja e zt. Hamitit për dekan i FSI-së erdhi pasi ish-dekani, Dr. Rexhep Boja u caktua si ambasador nga ana qeverisë së Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite. Me këtë vendim u njoftua kryesia e BIK-ut, administrata e FSI-së dhe kandidatët në fjalë. Për Radion Islame: Sabri Selmani., Gjermani 28 korrik 2010 |
||||||||||||||||||



Del.icio.us
Digg
Facebook
Newsvine
Reddit
Technorati









