Index -> Islami ->

Palėkundshmėria ndaj sheriatit

Muhamedi (savs) na informon në një hadith të raportuar nga Tirmidhi; "Pas jush do të vijnë ditët e durimit. Durimi gjatë asaj kohe do të jetë si të mbash një prush zjarri të nxehtë në dorë. Gjatë asaj kohe shpërblimi për atë që i përmbahet urdhërit të Allahut do të jetë i barabart me shpërblimin e pesëdhjetë vetëve nga ju."

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati

Sot Umeti Musliman për tu mbajtur për islam përballet me një vështërsi të ngjajshme me këtë.. Perendimi haptazi është duke sulmuar Islamin dhe pa asnjë frigë e shoqëronë atë me dhunë. Perendimi mu sikurse Kurejsht e asaj kohe për ta mbrojtur veten e tyre e sulmojn dhe malignojn pjesët e Islamit që atyre u duken të pakëndshme.

Përderisa sulmet kundër Islamit janë të llojeve të ndryshme, në mbrojtjen e fesë ne duhet të kuptojmë se me fenë tonë nuk duhet të turpërohemi. Islami është fe e Allahut (svt) që i ëshë dërguar si mëshirë për gjithë njerëzimin – për ti zgjidhur qështjet problematike që bota has sot.

Sulmi në shariat tani ka marrë një kahje tjëter, Liberalët argumentojn se Kurani është një dokument historik, i cili tashmë është vjetërsuar dhe duhet të ri-interpretohet për t'iu përshtatur kohës dhe rethanave të reja. Një interpretim i tillë, është argumentuar kërkon që ajo të jetë sa më shumë në përputhje me sekularizmin - the vetëm atëherë do të quhet moderne. Prandaj thirja për reformimin e Islamit është thirrje për ri-interpretimin e tekstit Islam - Shariatin.

Në përgjegje të kërkesave të këtilla duhet pytur se qfarë ka ndryshuar që nga shekulli i 7-të. Nevojat e njeriut dhe instiktet e tij kanë mbetur të njejta pa marrë parasysh që koha dhe vendi kanë ndryshuar. Këto instikte janë një realitet i pandryshushëm që ka egzistuar që nga koha e njeriut të parë, Ademit(as). Pasiqë askush nuk mund pohoj të ketë instikte të tjera pos atyre të shumimit, gjallërimit (mbijetesa) dhe moralit, atëherë pika themelore mbetet që pa marrë parasysh se në qfarë epoke apo rajoni që të marrim në konsiderim, njeriu fundamentalisht është i njejtë, pa dyshim, me të njejta instikte, të njejta nevoja dhe dëshira.

Atëherë qfarë ka ndryshuar sot? Është e qartë se ajo që nuk ka ndryshuar është natyra themelore e problemeve me të cilat njerzimi përballet sot, por ajo që ka ndryshuar janë mjetet me të cilat njeriu i zgjedh këto probleme.

Teksti Islamik erdhi për t'ju drejtuar si mashkujve ashtu edhe femrave si qenje njerzore, e jo si individ të shekullit të shtatë që jetuan në shkretirat arabe.

Dhe disa ajete në Kuran përfshin këtë realitet "Në krijesen e Allahut ju nuk do të gjeni ndonji ndryshim" (Al- Fatir:43). njeriut që ju drejtua Allahu 1400 vjetë më parë kur i është thënë " Allahu ka lejuar tregtinë dhe ka ndaluar kamatën" (Al-Bakara:275) nuk është fare tjetër prej njeriut që egziston sot. Dhe shofim qartë se njeriut të cilit Allahu(svt) i drejtohet më tepër se 1000 vite më parë, kur i është thënë: "Mos i mbytni fëmijt e juaj nga friga e skamjes: Na do ti furnizojmë si ata ashtu edhe juve: vërtet vrasja e tyre është mëkat i madh."(Al-Isra31) nuk ka ndonjë dallim nga njerzimi i ditëve të sodit. Dhe me të vërtet kur Profeti Muhamad(savs) tha: "Biri i Ademit nuk ka më shumë të drejtë se sa të këtë një shtëpi ku mund të jetoj dhe nji copë leckë ta fshehë lakuriqsinë e tij dhe një copë bukë dhe ujë"(Tirmidhi) sigurisht që ai nuk iu drejtu vetëm nevojave të Beduinve arab të asaj kohe.

Nji shembull tjetër i sulmit në Islam është se shumica në Perendim e konsiderojnë femrën të jetë e shtypur dhe një gradë më ulet se mashkulli, dhe kjo përdoret vazhdimisht kundër Umetit tonë nga fakti që dëshmia e një femre është e barabartë me gjysmën e asaj të një mashkulli.

Sheriati në përgjithsi nuk bën dallime mes mashkujve dhe femrave, kur Allahu(svt) caktoj faljen(namazin), agjerimin, pagesën e zeqatit etj. kjo ka qenë për të gjithë muslimanët pa diferencim gjinie. Sheriati ka legjislu mes mashkullit dhe femrës vetëm në qështje individuale kur ka të bëjë mbi përmbajtjen individuale. Kështu që kur njëra gjini has në ndonjë problem për shkak të natyrës së tyre apo atributit që kanë, atëherë ligji që i përket asaj gjinie nuk aplikohet në përgjithësi për të gjithë sepse vetëm njera gjini ballafaqohet me at problem, kështu që ligji për një femër që lind dhe menstruon zbatohet vetëm për femra. Pra Islami definon shumë qartë rolin e secilës gjini dhe për këtë arsye nuk ka klasë gjinore ku femra të poshtërohet apo të jetë një qenje inferiore.

Sa i përket dëshmisë së femrës, duke hulumtuar evidencat islamike dëshmia e femrave dhe mashkujve shifet të jetë në proporcion me rolin e tyre në shoqëri. Kështu që dëshmia e një gruas që jep gji e tejkalon atë të një mashkulli, ndërsa dëshmia e një mashkulli e tejkalon atë të femrës në disa transakcione financiare. Në mënyrë të ngjajshme në rastet e kujdestarisë (të fëmijve) dhe akuzave të llojllojshme etiketuar kundër femrave, dëshmia e femrës e anulon atë të një mashkulli.

Konkluzion



Në vështrime të ndryshme, raporte të mendimtarëve dhe krijuesit e ligjeve të gjithë kanë pranuar së muslimanët globalisht kanë refuzuar vlerat e perendimit. Kjo paraqet një dështim të qartë të perendimit pasi që nuk arriti ti përballoj sfidat e supremacisë se saj globale. Kjo do të thotë që betejat për zemra dhe mendje, dhe pushtim fizikë paraqet një përpjekje të fundit për të rikuperu shfaqjen e një sistemi alternative qeverisës.Prandaj sulmet e perendimit mbi Islamin do të shkojnë e acarohen duke e sfiduar me tepër Umetin tonë.

Çdo sulm mbi rregullat e shariatit duhet të kuptohet në këtë kontekst. Kështu që, të gjitha përpjekjet për spjegimin e Islamit kërkon respektin e rregullave Islame, pa marrë parasysh ndikimet e jashtme. Çdo shtramrim i ligjeve të sheriatit apo mbrojtja në mënyrë të gabuar e Islamit do të rezultoj në favorë të perendimit. Çfardo spjegimi i ligjit të sheriatit duhet të marrë qasjen e spjegimit të atij ligji, duke theksuar principin mbi të cilin është ndërtuar dhe burimi nga i cili rrjedhë. Qasja e këtillë tregon qartë lidhjen ideologjike mes zgjedhje/ligj dhe fenë (besim). Profeti Muhamed (savs) na spjegoj dhe na krahasoj mrbrojtjen e Islamit me gacën e nxehtë në dorë, dhe sahabët duke e ditur këtë, kanë qenë të palëkundshëm në mbrojtjen e fesë, dhe kurrë nuk e kanë përdredhur ose braktisur atë. Allahu (svt) e përkujton Umetin musliman mbi shpërblimet që i presin ata që i përmbahen Islamt.

"Vërtet ata që thonë; 'Zoti ynë është Allahu' dhe pastaj janë të paluhatshëm, atyre engjujt u zbresin dhe u thonë 'Mos keni frigë! As mos u pikëlloni! Por keni myzhde xhenetin që u është premtuar!' Ne jemi mbrojtës t'juaj si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër; aty do të keni gjithë çka që dëshironi dhe kërkoni!'Pritja e ndëruar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues" .(Al-Fasilat:30-32)

Përktheu dhe përshtati
B.B.Harwood
 
 

RadioIslame LIVE

Advertising