| Index -> Poezi islame -> | ||||||||||||||||||
Muaji i Ramazanit Muaji i Kuranit |
||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||
|
Muaji i Ramazanit
që në te (filloi të) zbret Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë ) (Kurani, 2: 185) Ka që agjërojnë sa për të agjëruar. Ka që agjërojnë për ta përjetuar. Agjërimi sa për të agjëruar, Përveç që sjellë etje dhe uri, Mjerisht, nuk sjellë asnjë dobi. Agjërimi i përjetuar është i pranuar, Është agjërim i vërtet dhe i bekuar, Siç është i bekuar Ramazani i madhëruar. Erdhi muaji i Ramazanit Erdhi muaji i Ramazanit - muaji i Kuranit. Erdhi muaji i agjërimit - pranvera e besimit Besimtarët në gjithë rruzullin tokësor, E presin këtë muaj me gëzim, Me shumë dashuri, me frymëzim, Sepse në këtë muaj të bekuar Gjithë bota ka ndryshuar Sepse njerëzimit iu çelën sytë, Doli nga errësira në dritë Dritë që kurrë ska për tu fikë Sepse kjo e bardha dritë Nga Krijuesi i madhërishëm ka zbritë. Ka zbritë në jetën e përkohshme tokësore, Për krijesat njerëzore, që të korrin fitore Fitore do të thotë kur e njohim veten, Kur jetojmë e vdesim për të Vërtetën. E cila ka filluar, ka përfunduar, Në këtë muaj të dashur, të bekuar, Në këtë muaj të shenjtëruar Jetën tonë për tna gjallëruar, Duke na ndryshuar, udhëzuar Duke na udhëzuar përmes Kuranit, Duke na udhëzuar përmes Islamit Që ti bindemi Vullnetit Hyjnor, Që të bëhemi sa më njerëzor, Që të bëhemi sa më natyror. Në këtë muaj duke agjëruar Do të bëhemi më të ndërgjegjësuar, Do të bëhemi më të vetëdijesuar. Sepse nga agjërimi mprehet mendimi, Sepse nga agjërimi forcohet kujtesa, Sepse nga agjërimi rritet shpresa, Sepse nga agjërimi lartësohet besa. Kur mprehet mendimi, kur forcohet kujtesa, Kur rritet shpresa, kur lartësohet besa, Atëherë pa dyshim shtohet dashuria; Dashuria për çdo njeri, dashuria për njerëzi. Kjo bëhët me siguri një dëshmi Një dëshmi se ne jemi në harmoni Me Atë që është vetëm Një, All-llah, Zot, Hy apo Perëndi. All-llahu, Zoti, Hyu apo Perëndia Ai është Ai, Ai është Dashuria Dashuria është Krijuesi. Krijuesi është Dashuruesi. Dashuruesi është Mëshiruesi. Mëshiruesi është Dhuruesi. Dhuruesi është Pranuesi. Pranuesi që jo vetëm pranon, Por Ai edhe na obligon. Na obligon për të mbarën tonë, Duke na urdhëruar: O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Kurani, 2:183) Në histori ka plotë dëshmi Fjala e shkruar e ka përjetësuar, Para nesh çdo brezni ka agjëruar, Sepse kanë qenë të obliguar. Në histori ka plotë dëshmi: Dëshmi të shkruar, Për tu mos u harruar, Janë në librat e shenjtë Të cilat ende besohen, Por pak zbatohen: Mahabhata, Upanishad, Në Bibël, patjetër, Në Besëlidhjen e Re, Në Besëlidhjen e Vjetër Pra, të gjithë popujt, Që kanë parakaluar, Ka qenë të obliguar Për të agjëruar Kanë qenë të obliguar Për të agjëruar: Budistët, Konfuçianistët, Toaistët, Xhainistët Edhe shumë popuj të tjerë, Hebrenjë, të Krishterë Për besimtarët myslimanë, Agjërimi është bërë obligim Në muajin Ramazan, Me 623, sipas kalendarit Gregorian, Apo në vitin e dytë të Emigrimit, Sipas kalendarit Islamik, Takvimit, I cili është i përbotshshëm, Që të bëhemi më të devotshëm. Çështë devotshmëria? Fjala devotshmëri do të thotë: Bindje ndaj të Madhit Zot, Ndaj Tij - të kemi dashuri, Të kemi nderim në thellësi, Të jemi të nënshtruar me përulësi, Të jemi të dorëzuar me besnikëri Me devotshmëri rritet vetëdishmëria, Me devotshmëri shtohet ndjeshmëria. Këtë e kuptojnë, këtë e përjetojnë, Vetëm besimtarët dhe besimtaret, Që nemër të All-llahut agjërojnë. Agjërojnë në heshtje, plotë besim, Me përkushtim, me ngazëllim, Sepse agjërimi ndihmon, Sepse agjërimi zhvillon, Zhvillon aftësitë mendore, Zhvillon kalitjen trupore, Zhvillon rritjen shpirtërore. Përse agjërimi në Ramazan? Po, përse ky muaj është i bekuar? Përse ky muaj është aq i madhëruar? Po, përse ky muaj i shenjtëruar Është caktuar për të agjëruar? Janë disa pyetje prej dëgjuesve, Janë pyetje të mohuesve, Që u parashtrohen agjëruesve ! E zgjodhi këtë muaj të bekuar Krijuesi i Gjithësisë, All-llahu i Madhëruar, Për të mirën e njerëzisë. Pse? Sepse: Muaji i Ramazanit që në te (filloi të shpallet) Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe shqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga mashtrimi.) (Kuran-i, 2:185) Çështë Kurani Fjala e All-llahut të Madhëruar, Që i është shpallur, Zbuluar, frymëzuar, Njeriut më të dashur, Njeriut më të lavdëruar, Më të lavduarit në këtë jetë, Më të lavduarit në ahiret, Nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, Njeriut që shembull ska, I cili u rritë jetim, Pa motër, pa vlla, Pa babë, pa nanë, Por që ndriçoi gjithë dynjanë, Mëshira e njerëzimit, Muhammedi alejhi selam. Ai e jetoi, Ai na mësoi, Kuranin e Madhëruar, Zbulesën Hyjnore, Në jetën tokësore Libri i librave, Bibla e biblave, Më i lexuari, Më i kërkuari, Më i nderuari. Libër përkujtues, Libër udhëzues, Libër shërues, Libër mëshirues Për çdo lexues, Për çdo studiues, Për çdo zbatues Lexues i nderuar! Për hair! Gëzuar! Ky muaj i bekuar! Muaji i Ramazanit- Muaji i Kuranit. Muaji i agjërimit- Pranvera e besimit, Çelësi i shpëtimit, Të mbarë njerëzimit Mexhid YVEJSI, Gjakovë |
||||||||||||||||||
Nga: Mexhid Yvejsi (4 javė mė parė) Selam alejkum, Emigranti,
Oraret e Ramazanit per gjithe boten) mund t'i gjeni lehtesisht tek linku më poshtë:
http://www.facebook.com/l/77948Ug0a6CLQ23IR67ZXdNnQew;www.islamicfinder.org/cityPrayerNew.php?country=Italy Nga: emigranti (4 javė mė parė) ESELAM ALEJKUM DESHA ME BA 1 PYTJE NESE MUNI MEM TREGUE UNE JETOJ N FINLAND E AMUNI ME MA GJET 1 TAKVIM PER FINLAND DMTH allahu ju shperbleft Nga: dina (4 javė mė parė) Ju Lumt per keto poezi'
ju lumt
All-llahu eshte nje
Urime Ramazani |
||||||||||||||||||



Del.icio.us
Digg
Facebook
Newsvine
Reddit
Technorati









