Indeksi -> Islam -->

Triumfi i ardhshėm i Islamit

Mos u ligështoni o myslimanë dhe mos i humbni shpresat! Zoti do të na marrë në mbrojtje dhe do të na mbështesë, ashtu siç ka bërë me gjyshërit dhe paraardhësit tanë. A nuk u kujtohen si kanë qenë të parët tanë para islamit dhe si ndryshuan pas tij?

Mos u ligështoni o myslimanë dhe mos i humbni shpresat! Zoti do të na marrë në mbrojtje dhe do të na mbështesë, ashtu siç ka bërë me gjyshërit dhe paraardhësit tanë. A nuk u kujtohen si kanë qenë të parët tanë para islamit dhe si ndryshuan pas tij?

Nga barinj devesh, ata u shndërruan në udhëheqës dhe liderë botërorë, nga idhujtarë e fallxhorë, ata u shndërruan në emancipues dhe reformatorë të botës, duke përcjellë tek mbarë njerëzimi pishtarët e dritës dhe drejtësinë hyjnore. Mos u ligështoni! Sekreti i rilindjes tonë, triumfit, dinjitetit dhe krenarisë qëndron tek Kurani fisnik, i cili e ruan freskinë e tij në zemrat e fëmijëve dhe shpirtrat e të moshuarve tanë. Jeta do të vlojë sërish në damarët tanë, për një lavdi dhe fitore të re.

Mos u ligështoni, pasi Ai që na solli shpalljen hyjnore gjatë agimit muhamedan, është i aftë të na zgjojë nga gjumi që na ka kapluar sërish. Të parët tanë para islamit, ishin kapur pas bishtave të deleve, ushqeheshin me ngordhësira, besonin tek yjet, plaçkitnin karvanët, u bënin atentate vlerave, thernin virtytet, bënin jetë primitive, jetonin në injorancë, betoheshin në idhuj, nuk shkonin mirë me farefisin, shkelnin besën dhe nuk mbanin fjalën. Por pasi pranuan islamin, ndryshoi gjithçka në jetën e tyre. Zemrat e tyre u shndërruan në burim udhëzimi, gjuhët në foltore dijesh, pendët në mesazhierë informacioni, fjalët në këndim Kurani dhe dhikër Zoti. Kur merrnin abdes për tu falur, u hapeshin portat e xhenetit. Kur faleshin në namaz, edhe malet dukeshin të përhumbur dhe të mallëngjyer.

Sexhdeja e tyre përulte tiranët më të madhej të tokës. Kur i hynin një lufte, mbështetës dhe përkrahës kishin vetë melekët. Kur luteshin me sytë e përlotur, u vinin të nënshtruara kështjellat e politeizmit, fortesat e të ligës dhe bunkerët e të diktaturave. Kur madhëronin Zotin, tronditnin kalatë e perandorëve. Kur ngritën lart flamurin e “La ilahe il-lallah”, toka u uroi mirëseardhjen, qielli u bëri hije, deti i përshëndeti dhe lumi i duartrokiti. Kështu çliruan vendet dhe nata iu bë ditë. Kur Bilali thirri ezanin e tij, i gjithë universi u përhumb, kur Ebu Musa këndoi Kuran, errësira u daravit, kur Ebu Hurejre transmetoi hadithin i gjithë universi mbajti veshin, kur Umeri udhëhoqi Kalifatin, të gjithë tiranët ulën kokat, kur Haldi ibnul Velidi kapi shpatën, zhduku të kotën dhe të ligën.

Mos u ligështoni o myslimanë! Mos u ligështoni, pasi ne i përkasim fesë më të ndjekur, kemi tokat dhe pasuritë më të mëdha. Në çdo qoshe të tokës do të gjesh një mysliman që përmend Zotin e tij, çdo xhami zien nga besimtarët duke u falur, në çdo minber gjendet një predikues monoteist duke ligjëruar, në çdo vend gjendet një ftues duke këshilluar, në çdo qytet gjendet një xhami, në çdo fshat një namazli, në çdo shtet një qendër islame dhe nuk ka male, kodra e lugina që nuk dëgjojnë thirrjen:”Zoti është më i madhi.”

O myslimanë! Ne jemi ligështuar, por nuk kemi vdekur, jemi sëmurur por nuk jemi shuar, jemi thyer por nuk jemi dorëzuar. Ne kemi dhënë shenja jete, e kemi mbjellë farën e sfidës dhe elementin e jetës. Ne e kemi të ndezur shpirtin e revolucionit dhe të sakrificës. Ne jemi ithtarët e mesazhit të pavdekshëm, të kauzës së drejtë, të projektit hyjnor dhe civilizues. Nëse nuk do u zinim sytë, bota nuk do të merrej me ne. Nëse nuk ndihet lëvizja jonë, nuk do na frikësohej dashakeqi. Ne nuk jemi një racë etnike, as një parti nacionaliste, as ideologji tokësore, as grupacion politik, por jemi një umet madhështor i cili mbart një mesazh të fisëm dhe parime të drejta.

Ne jemi arabë dhe jo arabë, të bardhë dhe të zinj, të ditur dhe të paarsimuar, të pasur dhe të varfër. Ne jemi ndërgjegjja e botës, hijeshia e jetës së kësaj bote dhe shpresa e popujve të persekutuar. Ne jemi një shoqatë bamirëse e madhe, ne jemi organizatë ndërkombëtare e shtrirë në të katër anët, ne jemi piskama e shpëtimit në ndërgjegjen e humbur, ne jemi buzëqeshja e shpresës në buzët e çdo shekulli, ne jemi një shkëndijë e shkëputur nga nuri i Zotit në botën e errësirës. E gjitha kjo, sepse ne ishim fetarë kur të gjithë u bënë ateistë, ne besuam kur të gjithë përgënjeshtruan. Ne bëjmë gjynahe, por pendohemi, rrëshqasim por kërkojmë falje. Nëse rrëzohemi na ngre Zoti, nëse thyhemi na ndihmon Zoti, nëse s’kemi gjë në duar, na e lehtëson Zoti.

Kështu, ne jemi me Zotin, për Zotin dhe jemi nisur drejt Zotit. Ne ndihmi mirë dhe të lumtur kur e ndjejmë prezencën e Zotit, i besojmë Atij fuqishëm, i jemi mbështetur dhe me emrin e Tij ecim para. Ne jemi umeti i fundit, pasi me ne u mbyllën mesazhet hyjnore. Ne jemi umeti i të mesmes së artë, pasi korrigjuam metodologjitë. Ne jemi umeti i dëshmisë, që thotë fjalën e fundit. Ne jemi umeti i xhihadit që shkel me këmbë të keqen. Ne jemi umeti që na ka sprovuar Zoti dhe me ne ka sprovuar të tjerët. Ne jemi umeti i natyrës së pastër, i kibles, fesë dhe sunetit, ku natyra e pastër është monoteizmi, kibleja është Meka, feja është Islami dhe suneti ndjekja e të pagabueshmit, profetit Muhamed a.s. Ne jemi ithtarët e dy kibleve, dy besave, dy hixhreteve dhe dy epopeve. Dy kiblet, janë Qabja dhe xhamia Aksa, dy besët janë ajo e Akabesë dhe ajo nën pemë (ku u dha besa për jetë a vdekje), dy hixhretet janë ai në Abisini dhe ai drejt Medines, dy epopetë janë ajo e misionit hyjnor dhe rilindjes.

Ne vdesim, por Zoti ynë mbetet i Gjallë, ne shuhemi, por Kurani mbetet i përjetshëm, ne lëvizim, por tradita profetike mbetet.

“Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë." (Al Imran, 139)

Autorë: Aid El-karnij

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Xhamia Shqiptare ne Seebach - Cyrih, diten e Premte date 11 Korrik 2014, ne ambjentet e xhamise me rastin e muajit e shenjte te Ramazanit organizoi nje tribune me teme:

Urtesi dhe Mesazhe te Ramazanit

Ligjerues ne kete evenimet ishte i nderuari Dr. Bashkim ef. Aliu dhe hoxha i xhamise Sulejman ef. Rustemi. Aktiviteti u filloi me disa ajete nga Kurani te interpretuara nga Hfz. Gamend Ceka e pasuar me nje ilahi te kenduar nga Besnik Hyseni.

Tribua u transmetua drejtpersedrejti ne Radion Islame dhe Rtvislam.

Per xhematin e rregull te xhamise u shtrua dhe nje iftar. Allahu na bashkofte dhe mundesofte takime te tilla te dobishme. Amin!

Tribuna: Mesazhet dhe urtėsit e Ramazanit - Bashkim Aliu

muajit e shenjte te Ramazanit organizoi nje tribune me teme:

Urtesi dhe Mesazhe te Ramazanit