Si u krijua njeriu?

E keni vrarë mendjen ndonjëherë se si është krijuar njeriu? Ndoshta ju mund të thoni: “Çdokush ka nënë dhe baba.” Por kjo përgjigje është e pamjaftueshme. Mbi të gjitha, ajo nuk shpjegon se si u krijua nëna dhe babai i parë, pra njeriu i parë. Ju patjetër duhet të keni dëgjuar disa histori për këtë temë në shkollë apo prej njerëzve përreth.

E keni vrarë mendjen ndonjëherë se si është krijuar njeriu? Ndoshta ju mund të thoni: “Çdokush ka nënë dhe baba.” Por kjo përgjigje është e pamjaftueshme. Mbi të gjitha, ajo nuk shpjegon se si u krijua nëna dhe babai i parë, pra njeriu i parë. Ju patjetër duhet të keni dëgjuar disa histori për këtë temë në shkollë apo prej njerëzve përreth.

Megjithatë, e vetmja përgjigje e saktë është se, Allahu është Ai, i Cili na ka krijuar. Mbi këtë temë do të ndalemi më hollësisht në kapitujt e ardhshëm. Tani për tani, një gjë duhet ta dimë të gjithë: njeriu i parë që u shfaq mbi tokë ishte pejgamberi Adem, paqja qoftë mbi të. Të gjithë njerëzit e tjerë e kanë prejardhjen nga ai.

Ademi, paqja qoftë mbi të, ishte si ne, një njeri që ecte, fliste, falej dhe adhuronte Allahun. Allahu, së pari e krijoi atë, pastaj edhe gruan e tij. Pastaj fëmijët e tyre u shpërndanë nëpër gjithë botën. Kurrë mos harroni se, kur Allahu krijon nuk ka nevojë për gjë tjetër veç një urdhri. Kur Ai dëshiron diçka, jep urdhrin: “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Ai ka fuqi të mjaftueshme që të bëjë çdo gjë. Për shembull, Ai e krijoi Ademin nga balta. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.

Megjithatë, kurrë mos harroni se, ka njerëz që e mohojnë Allahun. Këta njerëz japin përgjigje të tjera pyetjes si është krijuar njeriu. Ata nuk e kërkojnë të vërtetën.

Nëse një personazh nga një film vizatimor do të thoshte: “Unë u krijova atëherë kur boja u shpërnda në letër rastësisht. Bojërat, po ashtu, u përhapën rastësisht dhe formuan ngjyrat. Unë nuk kam nevojë për askënd që të më vizatojë dhe të më japë formë. Mund të lind vetvetiu, rastësisht.” Këtë sigurisht, nuk do ta besonit. Ju e dini se, konturet, ngjyrat dhe lëvizjet e përsosura në filmin vizatimor nuk mund të formohen me hedhjen e ngjyrës andej-këndej, pa destinacion të caktuar, sepse po të derdhim një shishe boje vetëm rrëmujë mund të bëhet; ajo kurrë nuk mund të formojë vizatim të bukur me forma të rregullta. Që të bëhet diçka me kuptim dhe me qëllim, dikush duhet ta mendojë, ta skicojë dhe ta vizatojë.

Për të kuptuar gjithë këtë, nuk ka nevojë që të shihni artistin dhe piktorin. Ju menjëherë e kuptoni se piktori i ka dhënë personazhit tiparet e tij, formën dhe ngjyrat, dhe aftësi për të folur, ecur apo kërcyer. Pas këtij shembulli, mendoni pak për këtë: Dikush që nuk e pranon se e ka krijuar Allahu, po thotë një gënjeshtër, sikurse personazhi i filmit vizatimor. Supozojmë se një njeri i tillë na flet ne. Të shohim se si përpiqet ai të na shpjegojë dhe si është krijuar ai dhe gjithë njerëzit e tjerë.

“Unë, nëna ime, babai, prindërit e tyre dhe stërgjyshërit e parë nga lashtësia erdhëm në këtë botë rastësisht. Rastësia na krijoi trupin tonë, sytë, veshët dhe të gjitha organet.” Fjalët e këtij njeriu që mohon se e ka krijuar Allahu, janë shumë të ngjashme me atë personazhin e filmit vizatimor. Ndryshimi i vetëm është se, personazhi është i krijuar nga format dhe ngjyrat në letër. Ai që i shqipton këto fjalë është njeri i përbërë nga qelizat. Por a përbën kjo ndonjë dallim?

A nuk është ky njeri, që i thotë këto fjalë, një organizëm shumë kompleks më i përsosur sesa personazhi i filmit vizatimor? A nuk ka më shumë organe?

Me fjalë të tjera, nëse është e pamundur që personazhi i filmit të vizatuar të krijohet rastësisht, atëherë është edhe më shumë e pamundur që ky njeri të krijohet rastësisht. Tani, le t’i bëjmë një pyetje këtij njeriu:

“Ti ke një trup të mrekullueshëm që funksionon në mënyrë të përsosur. Duart e tua mund të mbajnë objekte me delikatesë të madhe, më mirë sesa makinat më të zhvilluara. Mund të vraposh me këmbët e tua. Ke një shikim të përsosur, më të mprehtë se kamerat e cilësisë më të lartë. Në veshët e tu kurrë nuk ndien ushtimë. Asnjë aparat “hi-fi” i ndjeshëm nuk mund të prodhojë tingull më të qartë.

Shumë organe, për të cilat as nuk je i vetëdijshëm, punojnë së bashku për të të mbajtur gjallë. Për shembull, edhe pse nuk ke kontroll mbi punën e zemrës, veshkave apo mëlçisë, ato punojnë vazhdimisht në mënyrë të përkryer. Sot, me qindra shkencëtarë dhe inxhinierë punojnë zellshëm në mënyrë që të prodhojnë makina të ngjashme me këto organe. Sidoqoftë, përpjekjet e tyre janë të kota. Me fjalë të tjera, ti je një krijesë e përsosur, shembulli i së cilës nuk mund të fabrikohet nga njeriu. Si e shpjegon ti gjithë këtë?

Njeriu i cili e mohon se i ka krijuar Allahu të gjitha gjërat, sigurisht, që do të thoshte: -“Unë di gjithashtu se kemi trup të përkryer dhe organe të përsosura. Por, unë besoj në faktin se: atomet e pajeta dhe të pavetëdijshme bashkohen dhe formojnë organet dhe trupin tonë”.

Pa dyshim, do të vëresh se, këto fjalë janë të paarsyeshme dhe të çuditshme. Pa marrë parasysh moshën dhe profesionin, ai që i shpreh këto pohime sigurisht nuk mendon në mënyrë të arsyeshme dhe ka ide të gabuara. Për çudi, ne shpesh hasim njerëz që besojnë ende në gjëra të tilla joracionale. Edhe makina më e thjeshtë e ka projektuesin e vet, atëherë sistemi kompleks i njeriut nuk mund të ketë lindur rastësisht. Nuk ka dyshim se Allahu e krijoi njeriun e parë.

Allahu, gjithashtu, ka krijuar sistemet e brendshme të njeriut në mënyrë që të shumohet dhe të vijnë brezat e ardhshëm. Allahu siguroi njerëzimin se do të jetojë me ndihmën e një programi të vendosur në qelizë. Ne, gjithashtu, formësohemi falë këtij programi të krijuar nga Allahu, dhe vazhdojmë të rritemi sipas këtij programi. Nga ato që do të lexoni për këtë temë, në faqet në vazhdim do të keni mundësi që të kuptoni më mirë se Allahu, Krijuesi ynë, ka fuqi dhe mençuri të pamatë.

Marrë nga libri: ''Ta mësojmë Islamin'' i autorit Adnan Oktar

Botues: Fondacioni i Rinisë Islame

4 komente

  • njeriun e ka krijuar vete ALLAHU atij qofshim fal. Dhe disa thon se allahu ka femije.Aesht e vertet?

  • Nji argumet shum i fort i paraqitur me lart se Njeriun e ka krijue i madhi All-llah. Une kam hulumtue neper bibloteka shum te njohura neper qytete te gjermanis ku jetoj dhe jan shum te zbehta ato pershkrimet se njeriu u krijue nga Majmunin. All-llahu krijoj kete univers kompleks qe ne as se afermi nuk dijm vertet se qka ka ne univers kete e din VETEM ALL-LLAHU

  • Ky shkrim eshte vetem nje mendim i nje njeriu, 70% e njerzeve mendojne se njeri prejardhjen e ka prej majmunit, por majmuni nga e ka prejardhjen. Fjalia e ketij teksti: “Unë, nëna ime, babai, prindërit e tyre dhe stërgjyshërit e parë nga lashtësia erdhëm në këtë botë rastësisht. * une mendoj se nuk erdhem rastesisht sepse ne tekst me lart thuhet femijet e ademit dhe eves u perhapen ne tere boten pra ne jemi feemijj te tyree, GJDO NJERII ESHTE DIQKA NE MES VETI SIPAS KETIJ TEKSTII

  • allahu esht plot polt fuqi a ben qfar deshiron me ne

  • allahu eshte i plotfuqishem eshte i gatshem te bej gjithcka!!!!

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top



    Dr. Riad Imeri - Ndikimi i përsonit në shoqëri?!

    Dr. Riad Imeri - Ndikimi i pėrsonit nė shoqėri?!

    Ndikimi i përsonit në shoqëri