Indeksi -> Islam -->

Letėr Profetit tim tė dashur

Po ta shkruaj këtë letër sepse nuk më mjaftoi koha të them gjithë që desha të them kur u takuam në Medine në dimrin e 2003-ës. Takimi me ty në xhaminë tënde qe një nga momentet më të lumtura të jetës sime. Kam lexuar aq shumë rreth jetës dhe biografisë tënde. Kam qenë aty me ty kur luftoje paganët e Mekës dhe hipokritët e Medinës. Kam ndarë dhimbjet tua kur populli i Taifit të dëboi me gurë. Zemra më dhembte kur gati të vranë në Uhud. Kurrë nuk lodhëm së lexuari rreth ngjarjeve të jetës tënde, dhe s’ka se si çdo herë të mos marr mësime të reja. Kur qëndroja përpara teje, nuk mund t’i mbaja lotët. ‘Gjatë kam pritur që të jem me ty’, të thashë. Lutëm që nuk është larg para se të të vizitoj përsëri.

Po ta shkruaj këtë letër sepse nuk më mjaftoi koha të them gjithë që desha të them kur u takuam në Medine në dimrin e 2003-ës. Takimi me ty në xhaminë tënde qe një nga momentet më të lumtura të jetës sime. Kam lexuar aq shumë rreth jetës dhe biografisë tënde. Kam qenë aty me ty kur luftoje paganët e Mekës dhe hipokritët e Medinës. Kam ndarë dhimbjet tua kur populli i Taifit të dëboi me gurë. Zemra më dhembte kur gati të vranë në Uhud. Kurrë nuk lodhëm së lexuari rreth ngjarjeve të jetës tënde, dhe s’ka se si çdo herë të mos marr mësime të reja. Kur qëndroja përpara teje, nuk mund t’i mbaja lotët. ‘Gjatë kam pritur që të jem me ty’, të thashë. Lutëm që nuk është larg para se të të vizitoj përsëri.

Nuk di nga t’ia nis, o i Dërguari i Zotit. Umeti ynë është në nevojë të llahtarshme. E di se pate thënë se do të vjen një kohë kur ta mbash fenë tënde do të jetë sikur të mbash thëngjill të nxehtë, por kurrë nuk kam menduar se do të jetë kaq vështirë. Çdo ditë, feja që e duam aq shumë - feja për të cilën ti ia kushtove gjithë jetën tënde që ta sjellësh tek unë - sulmohet dhe dëmtohet. Ne myslimanëve na është dashur që vazhdimisht të mbrohemi nga akuzat e liga të shpifësve të Islamit. Na është dashur që vazhdimisht t’ia përkujtojmë njerëzve se Islami nuk përkrah dhunën. Na është dashur që vazhdimisht të të mbrojmë ty – dhe unë nuk do ta përsëris çfarë është thënë – kundër sulmeve të liga e të egra rreth moralit dhe integritetit tënd të pa të metë. Na duhet që t’i themi gjërat e njëjta pa pushim, sikur njerëzit po e dëgjojnë për herë të parë. Dhe në shumë raste, fatkeqësisht, njerëzit e dëgjojnë për herë të parë.

E di se ti na pate thënë se popuj të shumtë do të marrin nga myslimanët sikurse njerëzit e mbledhur rreth sofrës që marrin nga ushqimi. Shpirti më këputet kur shoh vëllezërit e motrat e mia duke vuajtur nëpër gjithë botën kurse unë jam i pafuqi t’u ndihmoj. Pjesa më e madhe e refugjatëve të botës, o i Dërguar Fisnik, janë myslimanë. Këtu në Shtetet e Bashkuara, ne myslimanët shikohemi me dyshim dhe nganjëherë me armiqësi për kurrfarë arsye përveç se jemi myslimanë. Me secilin sulm terrorist kundër interesave amerikane, ne myslimanët ia kemi gajle se çfarë do të ndodh me jetën tonë në një vend që e quajmë shtëpi.

Nuk kam fjalë ta shpjegoj sa i frikësuar isha në mëngjesin e 11 shtatorit. Isha i ngrirë në panik dhe tmerr përderisa shikoja tymin që dilte nga ndërtesa. I shikova se si u shemben te dy kullat kurse unë as që mund të lëvizja. Shpresoja se gjithçka që po më shihnin sytë ishte vetëm një ëndërr e keqe. Fatkeqësisht nuk qe ëndërr. Ai mëngjes ishte mëngjesi më i zymtë që kam jetuar ndonjëherë. Edhe pse e ndaj këtë trishtim me ty o i Dërguari i Zotit, ndihem paksa i turpëruar. Frika të cilën ne myslimanët e Amerikës e ndiem më 11 shtator nuk është asgjë krahasuar me rrezikun dhe frikën të cilën ti dhe shokët tu përballuat në Meke. Megjithëse pati sulme ndaj myslimanëve pas 11 shtatorit, nuk u përhapën shumë falë Zotit. Nuk pati ndonjë plan për torturim të vazhdueshëm të myslimanëve amerikanë, sikurse ishte rasti i Mekës. Ata nuk na bojkotuan neve e as nuk na detyruan nëpër kampe, sikurse Mekasit bënë me ty dhe Bani Hashimit. Jo, as përafërsisht nuk ishte rëndë për ne sa ishte për ju. Megjithatë, ishte një kohë e frikshme, andaj desha të ndaja ndjenjat e mia me ty.

Na mungon aq shumë. Kemi nevojë për duar tua të buta, buzëqeshjen tënde plot ngrohtësi, urtësinë tënde të thellë, fuqinë dhe vendosmërinë tënde, sjelljet tua njerëzore. Ne kemi nevojë për ty tani aq sa shokët tu kishin nevojë për ty atëherë. Na mungon aq shumë. Trashëgimia e fesë sonë kanoset të jetë trashëgimi e dhunës e e urrejtjes, e jo e paqes e e drejtësisë siç dëshiroje ti. Dikur ishim fener i dritës e shpresës për botën. Ato ditë, për fat të keq kanë kaluar. Pothuajse për çdo ditë, lajmet tregojnë për një sulm tjetër mbi njerëz të pa fajshëm nga terroristë të cilët pohojnë se veprojnë në emrin tënd. Pothuajse për çdo ditë, një sulm i ri godet fenë tonë nga njerëzit më injorantë. Çdo ditë e më tepër, po bëhet më vështirë të qëndrojmë besnik në rrugën për të cilën luftove aq shumë që ta mbash dhe ta sjellësh tek ne. Na mungon aq shumë, o Pejgamber i dashur i Zotit.

I Dërguari më i dashur! Të faleminderit. E falënderoj Zotin për ty. Të falënderoj për gjithë vuajtjet dhe dhembjet që përjetove për mua. Të falënderoj për gjithë fyerjet që more; të falënderoj për gjithë goditjet që i durove; të falënderoj për gjithë betejat që zhvillove; të falënderoj për gjithë orët e lodhshme që kalove për të sjellë këtë fe të bukur tek unë. Ndihem aq i bekuar të jem mysliman, dhe falënderoj Zotin për këtë dhuratë të çmuar. Kërkoj falje nga Zoti sa herë që dështoj në obligimet e fesë që e dua dhe e adhuroj. Dhe gjithashtu kërkoj falje edhe nga ti. Sepse, sa herë që bëj mëkat ndaj Zotit, unë tradhtoj dhembjen dhe mundin që ti dhe në mënyrë që unë të jem mysliman. Andaj, më fal. Asnjëherë nuk e bëj me qëllim; si mund të ta humb mundin tënd që dhe për këtë fe. Të dua aq shumë, o i Dërguari i Zotit. Të dua aq shumë.

Autorë: Nga Hisham Hasaballa

Nga anglishtja:
Jeton Mehmeti
Kuala Lumpur

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top



Egoja çon drejt ndarjes dhe konfliktit familjar Bashkim Bajraktari

Egoja ēon drejt ndarjes dhe konfliktit familjar Bashkim Bajraktari

Egoja çon drejt ndarjes dhe konfliktit familjar