Pyetje dhe pėrgjigje tė ndryshme, pėrgjigjet Mr. Bashkim Aliu ( 20 )

PYETJA: Përshendetje, Hoxhë i nderuar kam shum pyetje qe me sillen në mendje, por një që me brengos është.... A lejohet me u martu me një femër jo virgjine... Selam alejkum Allahu ju ruajt?

Pyetje dhe përgjigje të ndryshme, përgjigjet Mr. Bashkim Aliu

PYETJA: Përshendetje, Hoxhë i nderuar kam shum pyetje qe me sillen në mendje, por një që me brengos është.... A lejohet me u martu me një femër jo virgjine... Selam alejkum Allahu ju ruajt?

PËRGJIGJA:

Çdo njeri duhet të jetë i vetëdijshëm dhe ta kuptojë seriozitetin e martesës. Njeriu kur martohet, hynë në një periudhë të re të jetës së vet, ku tash më nuk është individ i cili e ka preokupim vetëm vetveten, por ka rolin e të parit të familjes e cila mvaret nga ai. Me martesë, ngritet qeliza bazë e shoqërisë-familja. Nga ajo se si do të edukohet familja, mvaret edhe mirëqenia në shoqëri, e për të patur një familje të edukuar dhe të ndërtuar në baza të shëndosha, duhet patur kujdes që të zgjedhim femër dinjitoze dhe të ndershme, për t’u bërë zojë e shtëpisë dhe nënë e fëmijëve, në veçanti edukatore e sukseshme e fëmijëve. Nisur nga kjo, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në një hadith të tij ka treguar se gruaja martohet për katër gjëra:pasurinë, bukurinë, autoritetin familjar dhe fenë. Por, na ka mësuar që ta zgjedhim atë femër e cila është e moralshme dhe fetare, apo na ka porositur që ta zgjedhim femrën për shkak fesë, ngase në këtë mënyrë do të formohet bazë e shëndoshë për edukimin e fëmijëve dhe ngritjen e një familje shembull.

Kjo hyrje e shkurtër ishte e nevojshme, dhe është e lidhur në një mënyrë me pyetjen tuaj. Kjo, ngase përgjigja e pyetjes suaj, nga aspekti i të drejtës islame është se:Po, lejohet që një musliman të martohet me një femër jo të virgjër. Niqahi ndërmjet një beqari dhe një femre të virgjër, është valid nga aspekti i sheriatit. Më konkret, argument për këtë konstatim e marim vetë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., i cili martesën e parë të vet e bëri me një grua të vejë, Hadixhen r.a. Poashtu, edhe gratë tjera, me përjashtim të Aishes r.a. kanë qenë të veja, pra jo të virgjëra.

Mirëpo, edhe pse femra jo e virgjër, si e tillë nuk është problem për t’u martuar, duhet të shihet se ajo femër a meriton të jetë bashkëshorte konform porosisë së mëparshme të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Kjo, ngase virgjiniteti mund të humbet në mënyrë të lejuar dhe në mënyrë të ndaluar.

Femra e cila e ka humbur virgjinitetin në mënyrë të lejuar, dhe është e ndershme dhe fetare, nuk është objekt debati. Poashtu, edhe femra e cila e ka humbur virgjinitetin në mënyrë të ndaluar, por pastaj është penduar sinqerisht dhe është përmirësuar, pra është kthyer në rrugën e drejtë, mund të martohet dhe nuk paraqet problem.

Problem paraqet femra e cila e ka humbur virgjinitetin në mënyrë të ndaluar dhe nuk ka simptome se është penduar dhe se është përmirësuar. Kësaj femre besimtari duhet t’i largohet, jo pse nuk është e virgjër, por pse ka bërë amoralitet dhe nuk është penduar. Ajo nuk është e denjë të jetë bashkëshorte e besimtarit dhe as nënë e fëmijëve të tij. Për atë, besimtari duhet t’i analizojë mirë rrethanat e humbjes së virgjinitetit të një femre të caktuar me të cilën mendon të martohet, si dhe karakterin dhe sjelljen e saj, a reflekton pozitivisht apo jo.

Nëse një musliman marton një femër të këtillë, ka vepruar në kundërshtim me porositë e hadithit të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe e ka vënë në rrezik të ardhmen, gjenezën, harmoninë familjare, qetësinë shpirtërore dhe nderin e vet. Kjo, ngase femra e tillë që nuk është penduar, është e shthurur moralisht, e besimtarit nuk i takon të merr një femër të tillë, apo thënë ndryshe, i miri nuk mund të bën me të keqen dhe anasjelltas. E keqja është për të këqinjtë, dhe i keqi është për të këqijat, ndërkaq e mira është për të mirët, dhe i miri është për të mirat. Në këtë drejtim, flet edhe ajeti vijues: ’’ Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja me të nuk do të duhej të martohej kush pos ndonjë lavir o idhujtarë. Ajo (kurvëria ose martesa më të) është e ndaluar për besimtarët (3) ’’ [En-Nur: 3] Në një ajet tjetër, qëndron:’’Të këqiat (gra ose fjalë) janë për të këqinjtë edhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim të begatshëm (26)’’ [En-Nur: 26]

Pra, kujdes, mos të të mashtrojë bukuria apo diçka tjetër pa vlerë reale, që të martohesh me një femër e cila e ka humbur virgjinitetin me amoralitet dhe nuk është penduar e as që është përmirësuar. Nga aspekti juridik islam, nëse bën kurorë me një femër të tillë, martesa është valide, por besimtari i vërtetë nuk guxon ta bëje një gjë të tillë, ngase fut në familje dhe në jetën tënde femër amorale.

Me këtë rast, duhet të theksoj edhe një çështje që mund ta ngrenë disa, gjegjësisht martesa me femra të këtilla për shkak da’vetit. Kjo është e mundshme të jetë qëllim i dikuj, por mendoj se daveti i femrave të këtilla duhet të bëhet në mënyra tjera. Kjo mënyrë është e rrezikshme ngase ka të bëjë me familje dhe edukim brezash.

Allahu e di më së miri.

PYETJA: selamu alejkum kisha nje pyetje deri tek ju a është mëkat nese behet operacion plastik në hundë, se tek një pyetje e cila ka te bej me këtë pyetje thuhet se është e lejuar dua ta bëj se e kam të thyme dhe të lakuar, kisha pas dëshirë të kem përgjigjën e saktë ju flm?

PËRGJIGJA:

Allahu i Madhërishëm e ka krijuar njeriun në formën më të bukur dhe e ka dalluar nga të gjitha krijesat tjera në tokë. Allahu i Madhërishëm, në Kur’anin famëlartë ka thënë:’’ Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur (4)’’[Et-Tin: 4]. Për atë, njeriu sado të mendojë se mund të bëjë në trupin e tij diçka më të bukur përmes intervenimeve kirurgjike, gabon. Ai mund vetëm ta shëmtojë atë që Allahu i Madhërishëm e ka krijuar me masë të duhur në trupin e njeriut. Në veçanti kur janë në pyetje femrat, ato gabojnë kur mendojnë se përmes disa intervenimeve mund të duken më të bukura. Buzët, dhëmbët, sytë, vetullat, fytyrën, gjoksin etj., i ka krijuar i Lartmadhërishmi në formën më të bukur, e intervenimi i disa femrave në këto pjesë, assesi nuk e zbukuron, por ia humb pamjen e bukurisë origjinale, ashtu si e ka krijuar Allahu i Madhërishëm, ngase Allahu i Madhërishëm çdo gjë e ka vënë në vendin e vet dhe e ka bërë me masë të duhur.

Animi kah intervenimet e këtilla në trupin e njeriut për një pamje më të bukur, apo për të larguar një kompleks, siç ndodh me shumë femra, apo me meshkuj të ngjyrës së zezë, janë nxitje e shejtanit për ta ndryshuar krijimin e Allahut të Madhërishëm. Shejtani është zotuar se do të bëjë çmos që t’i shtyjë njerëzit ta ndryshojnë krijesën e Allahut, dhe këtë e ka arritur në masë të madhe, në veçanti në këtë kohë. Kur’ani rrëfen se si është shprehur shejtani për këtë gjë:’’Ai ka thënë:”unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu” (118) Do t’i shmangë (nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhërojë dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do t’i urdhërojë dhe ata do të shëmtojnë krijesat e Allahut...’’[En-Nisaë: 118-119]

Po ashtu, edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në disa hadithe të tij, ka folur për ndalimin e disa veprimeve, të cilat janë shëmtim i krijesës së Allahut të Madhërishëm. Në këtë kontekst, Buhariu në Sahihun e tij transmenton prej Ibën Mes’udit se ka thënë:Allahu i mallkoftë ato që bëjnë tatuazh dhe ato gra që kërkojnë t’u bëhet tatuazh, ato gra që i marrin vetullat dhe ato që kërkojnë t’u bëhet kjo, dhe ato që i ndajnë dhëmbët për shkak bukurisë, të clat e ndrrojnë krijaturën e Allahut të Madhërishëm. Pastaj Ibën Mes’udi tha:Pse mos ta mallkoj atë që e ka mallkuar i dërguari i Allahut s.a.v.s., sepse kjo është në librin e Allahut të Madhërishëm.

Mirëpo, kjo që thamë nuk vlen, nëse është fjala për riparim të ndonjë deformimi që ka ndodhur në trupin e njeriut. Nëse, në trupin e njeriut, gjindet diçka që është jo normale, fjala vjen të ketë njeriu në njërën dorë gjashtë gishta, apo ta ketë hundën të shtrembër, apo të ketë dhëmb mbi dhëmb, e të ngjashme, atëherë është e lejuar që të bëhet intervenim kirurgjik për ta kthyer deformimin në gjendje normale.

Me këtë rast, nëse ju keni ndonji deformim në hundë, atëherë lejohet të bëhet operacion plastik për ta mënjanuar atë deformim. Kjo nuk ka të bëjë me shëmtimin apo ndryshimin e krijaturës së Allahut, por me kthimin e një deformimi në gjendje normale, dhe që të keshë pamje normale.

Intervenim i këtillë në hundë, ka ndodhur edhe në kohën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., dhe ai e ka miratuar. Kështu, Ebu Davudi, Tirmidhiju dhe Nesaiju kanë transmetuar prej Abdurrahman ibn Tarefes se gjyshit të tij, Arfexhe ibn Es’ad, i është këputur hunda në luftë, e ai ka bërë një hundë prej argjendi. Por, pas një kohe i është qelbur, dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka urdhëruar të bëjë një hundë prej ari. Këtë hadith shejh Albani e konsideron hadith të mirë-hasen.

Pra, nga ky hadith qartë kuptohet se lejohet intervenimi kirurgjik, apo operacioni plastik, në rast se është fjala për shërim të ndonjë pjese, apo për mënjanim të ndonjë mangësie. Në atë kohë i kanë përdorur mënyrat ekzistuese të shërimit, e në këtë kohë do të përdoren mënyrat e sotme medicinale të shërimit, gjegjësisht operacioni plastik.

Për atë, thënë troç, lejohet të bësh operacion plastik për ta mënjanuar mangësinë e hundës.

Allahu e di më së miri.

9 komente

  • SELAMU ALEJKUM HOXH I NDERUAR DESHTA ME TA BA 2,1.PYTJE,DESHTA TA DI DUAN MUBAREK PERKTHIM E SAJ NE GJUHEN SHQIPE,KOM MARR ABDES EDHE E KOM LEXU 2HER,UNE E KOM LEXU MIR PO ISHALLA ZOTI MA PRANON AT DUA SE MET VERTET ISH SHUMMM LUTJE E MIR PO ISH SHUMMM E MADHE,2,JAM TU MSU MU FAL E POM PERZIHEN REKATET A UM PRANOHET NAMAZI FILLESTAR ME LETER NE DOR EDHE PSE REKATET POM PERZIHEN,TE SABAHUT E DI MIR PO KTO TJERAT JO EDHE AQ MIR PO PI FALI KA 2 REQATE E NE REQATIN E 2 PO JAP SELAM.FLM HOXH I NDERUAR,

  • Hoxh i nderuar, desha te ju pyes se sipas fes islame cfar do te thot nese nje i ri i cili nuk ka behane fizike don te lidhet me nje vajz e cila fatkeqsisht eshte e operuar nga gjiri pas kancerit ne gji, a do i preferoje te lidhej apo cfar thot a ka ndonje specifikim ne lidhje me keso lloj rastesh ne fen islame..? Respekt !

  • Pershendetje hoxh i nderuar desha te pyes a lejohet me pas mardhenie ne mosh te hershme nqs se je ne niqah me at djal faleminderit

  • selam alejkum kam nje pyetje? a eshte haram per ate djale qe humb virgjinitetin e nje vajze?

  • Pershendetje hoxhe i nderuar, a lejohet te behet operacion plastik? Selam alejkum

  • pershendetje Hoxh i nderuar. kisha dasht me dit nese nje femer e cila ka qen e martuar dhe eshte ndar prej burri ,a i lejohet qe te martohet me nje djal te pa martuar por qe ai me heret ka pasur nje lidhje te zyrtarizuar me familje me nje vajz qe ka dasht te martohet por qe nuk jan martu. ai djali esht fetar e tregon at simpatin qe ka ndaj asaj vajze por gjithmon thot qe dashuria lind ne martes jo para ,kjo vajza esht pendu per qdo gje dhe i esht kthy fes si do te duhej te sillej vajza ne ket rast dhe qka i propozon ?

  • eselamu alejkum . pershendetje musliman ZOTI ju shperblevet me te mira dhe me meshiren e tij . Kam nje problem une kam pas nje mardhenje me nje mashkull para nje kohe pas ca muajve me thot se nuk virgjine a eshte me gjynah une qe kam pas merdhenje me ate apo ai qe e mohon moralin qe me ka dhuru ALLAHU . ai me thot qe te pranoj qe sjam kan por une nuk nuk muj te pajtohem me ata qe Zoti me ka dhuru .Zoti na ndihmoft dhe na i permirsoft gabimet . amin !!!

  • Selam alejkum hoxh... kam nje pyetje a lejohet ngjyrosja e flokvee..?

  • për:Nëna e brengosur esselamu alejkum e lexova me vëmendje shqetësimin tuaj dhe keni të drejtë të jeni e shqetësuar, sepse gjendja e djalit tuaj nuk është mirë. Ju së pari duhet të bëni lutje te Allahu që ta shërojë, mos i ndërprisni shpresat në ndihmën e Allahut, se kjo mund të jetë sprovë edhe për ju përindërit. Së dyti, nga ajo që tregoni ju, mendoj se është çështje xhini dhe e ka sulmuar rëndë xhini. Normalisht shërim ka, dhe ai vetë duhet të mundohet duke lexuar Kur'an e edhe ju ta bëni këtë. Duhet të falet dhe të jetë me abdes. Por nëse këto nuk i bën, është rëndë të largohet xhini. megjithatë, ju mund të kërkoni dikë që fryn me Kur'an jo që merret me xhinxhillëke, se lejohet fryerja me Kur'an. Në perendim ka të tillë, po ju drejtohuni në xhaminë që e keni më afër, qoftë e shqiptarëve apo arabëve dhe kontaktoni me imamin dhe tregonia hallin, besoj se do tu udhëzojë te ndonji njeri i këtillë. Mirë është të shpejtoni sepse gjendja nuk qenka e mirë, por mos harroni çdo herë bëni lutje, se vetëm Allahu shëron edhe me duanë e nënës.

  • për anxhelo esselamu alejkum vëllai i nderuar, duhet të jeshë i gëzuar tejmase që Allahu të ka udhëzuar në Islam, kjo është begatia më e madhe në jetën tënde. Normalisht, të mirat kanë edhe armiqtë e tyre, e në këtë rast, Islami dhe devotshmëria e përkushtimi në Islam e ka armikun më të madh shejtanin e mallkuar. i i ka ngacmuar pejgamberët, e lene më njerëzit tjerë. Për atë, këto gjëra që i thua ti shkakton ai i mallkuari, dhe ti qëndro i fortë, bën durim, jij i vendosur, përmende Allahun shpesh, rri me abdes, fal namaz, kur të vinë mendimet e këqija thuaj:Eudhi bilahi minshejtani raxhim, lexo libra fetarë që të të mbajnë të kthjellët dhe shoqërohu me njerëz të mirë dhe konsultohu vazhdimisht me ata që e dinë fenë. Besoj fuqishëm se me ndihmën e Allahut do ta kalosh krizën. Nga njëra anë, duhet të krenohesh që shejtani sulmon, se kjo është dëshmi insha Allah se je besimtar i mirë, përndryshe, shejtani nuk të sulmonte nëse ishte jashta Islamit apo i devijuar nga Islami. vazhdo në rrugën islame, pas vështirësisë vjen lehtësia, kështu ka thënë Allahu i Madh në Kur'an. Për atë se dikush të thotë falu kështu e mos kështu, vëlla i nderuar kuptoje se ka musliman që nuk e kuptojnë si duhet se si duhet të veprohet me atë që ka hyrë shpejt në islam. me rëndësi është të falesh dhe ti bësh farzet e namazit si duhet. Në namaz ka gjëra tjera që janë sunete apo me fjalë tjera jo të obligueshme për të cilat shkollat juridike islame kanë mendime të ndryshme. por, këto janë gjëra sekondare nuk prishin punë as në namaz as në Islam, dhe nuk është mirë ata të të lodhin me këto gjëra. Vëlla i nderuar,. ti kurseji ata, se janë të ngratë në kuptimin e gjërave, ata ta duan te mirën dhe mendojnë për mirë, por ja, pamaturia e bën të veten. Mos e shqetëso për këto që do të dëgjosh, është me rëndësi ta kuptosh se fjala është për mendime dhe qasje të dnryshme të diejtarëve rreth disa gjërave në namaz që janë jo obligative, dhe që nuk prishin punë, e nuk bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me bazat. Këto bukur i sqaron dijetari i famshëm jusuf el-kardavi në fetvatë e tij, në veçanti kur janë të pyetje ata që kanë hyrë shpejt në Islam. Allahu të forcoftë ty dhe gjithë ne në Islam.

  • JU LUTEM MR:BASHKIM ALIU I NDERUAR SA ESHT E MUNDUR MA SHPEJT NA KTTHENI PERGJEGJJEN

  • Kam nje pytje per MR;BASHKIM ALIU jemi prind e nje djali ne hall shum te madh.para dy vjete djali jon u smu me shenja psikiatrike dhe mjekt e dergun ne spital ku nejti ma shum se tre muj,pas shum kontrrollave djali dul krejt ne rregull as nuk e mundon kurgjo.sa mirrte medikamente gjendja ju qetsu po shum rrike si itrullavshum.qe nje koh shum te gjat as nuk don me shku te mjeku as nuk perdor barna as kurgjo poju ka keqsu gjendja shum shum pak han kurr nuk del perjshta mu shetit ,bohet shum agresiv,shumicen e kohes e kalon ne shtrat ,ne si prind shum jemi te shqetsum bej shum dua lutena Zotit qdomoment per sherimin e djalit ton,Edi qe kjo bot esht me sprova po kanihere shum po tutna po boj mekate shum si nen po merzitna,JU kisha lut hogj i nderuar qka esht mir te kishim bo per djalin ton a esht mir ta kerkojm ni hogj qe din ti fryej un po brengosna mos ka xhin ne trup se neve prindve nuk na don hiq as nuk fol me neve.edhe ku kishim mujt ta gjejm hogjen pasi ne jetojm ne peredim.

  • selam alejkum vella,po maja argjerim e 10 ditete dhe n diten e dyt u ndrua ora nuk arrita dot ta mbyllja iftarin n castin e duhur dhe nga gjysma drekes dicka m thonte per brenda mos t haja po un hengra e ndjeva veten shum fajtor lash punen dhe u nisa direkt per xhami,aty vazhdova t fal dhe vaktin e 4 ikindsin,,ju lutsha ALLAHUT tme falte per ate qe bera se ndjeja veten mir, kur po falja namazin e darkes masi mbarova 4synet 4t farz dhe dy synet pasi dhash selam.po u lutsha me nje bindje O ALLAH m bej t devotshen beje zemren time t ngroht m bej prej nje besimtari t vertet isha i trullos pasi ngrihem t fal 3taravit them tekbirin fillestar pasi ngrihem nga rekati 2 kur po kendoj fatihan me ze vazhdoj te me rihte zemra fort po mu nderprenin fjalet po u friksoja por me mundim po e falja nuk doja ta lerja per gjysem,masi mbarova po u dridhja nuk isha n vete,un jam i ri dhe kam frik se iblisi me ngacmon subhanallah jam friksuar dhe jam i trubulluar,mos duhet ta fal namazin pa ze,dhe kur lexoj kuran n mendje me vin fjalori pist godas veten me shpull per ate qe mendoj,3muj kam q jam futur fes islam un jam i ri dhe nuk di shum gjera mundohem t bej shum per krijuesin ton ALLAHU m ndihnoft ishallah,nuk esht gje e keq,dhe shum gjera kan ndikuar tek un dikush m thot fale namazin kshu dikush m thot mos bej kte dikush m thot dicka tjer dhe ndihem n faj nuk di cfar po m ndodh pergjigja jote mund t ndikoj shum tek un m ndihmo o vlla mysliman

  • Selam Alejkum kam deshir te di rreth namazeve Nafile ,Namazi Duha (namazi i paradites) desha te di namazeve Nafile a duhet me kry dhikrin pasi qe cdo farzi duhet ta kryejm dhikrin e per te namzet Nafile pasi sesht farz a duhet te kryejm dhikrin a jo , nese ka mundesi me sqaru pak per Namazet Nafile se si falen ne 2 pas mesnate edhe ket te Duha-s te paradites All-llahu ju shperbleft.

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top




    Manifestimi i Kurban Bajramit 2014

    Manifestimi i Kurban Bajramit 2014

    Manifestimi i Kurban Bajramit 2014