Nuk gabova, pasi e kisha falė namazin e istihares!

Një djalosh i cili kishte moshën për martesë, filloi si çdo i ri të kërkonte fatin e jetës dhe me cilësitë morale dhe familjare që kishte, filluan t’i vinin oferta te ndryshme për martesë.

Nuk gabova, pasi e kisha falë namazin e istihares!

Një djalosh i cili kishte moshën për martesë, filloi si çdo i ri të kërkonte fatin e jetës dhe me cilësitë morale dhe familjare që kishte, filluan t’i vinin oferta te ndryshme për martesë.

Në momentin kur vendosi qe t’i jepte përgjigje ofertave, kishte 3 oferta (3 vajza) për martesë, secila prej këtyre vajzave karakterizoheshin me bukuri dhe moral, dhe si një musliman i mirë dhe i edukuar mirë, pasi që kishte dilema se për cilën të vendoste për ta zgjedhur, vendosi që të falë namazin e ihstiharës me qellim që të përcaktohej në zgjedhjen e hajrit.

Fali namazin e ihstiharës dhe iu mbush mendja që ta zgjedhte njërën vajzë prej tri vajzave që kishte si oferta.

Mirëpo njeriu për nga natyra është nën ndikimin të madh të nefsit dhe duke llogaritur në cytjet e shejtanit, akoma e mundonin dilemat, kësaj radhe duke e munduar mendimi në vete se vallë a e kishte marrë vendimin e duhur të jetës duke zgjedhur vajzën që tashmë e kishte grua. Filloi në vete të parashtronte pyetje, se çfarë do ndodhte nëse do zgjedhte ndonjërën prej atyre dy vajzave e jo këtë që tashmë e kishte grua! Edhe pse ishte i lumtur, filluan t’i shpeshtoheshin mendimet me qellim që të vërtetonte se a e kishte marr vendimin e qëlluar në jetë!

Kaluan disa vite martesë dhe kishte krijuar familje, poashtu me fëmijë, mirëpo akoma disi e mundonte ajo dilema, rreth atyre dy vajzave, dhe ndërkohë, një ditë informohet për njërën prej atyre dy vajzave, pasi ishte martuar, kishte rezultuar sterile e cila nuk mund të lindte fëmijë! Në atë moment habitet dhe thotë subhanallah (Allah-u i Lartësuar) dhe po e falënderon Allahun për gruan dhe fëmijët e tij.
Dhe tash edhe pse filloi të bindej se kishte marr vendimin më të mirë kur kishte zgjedhur gruan e tij, mirëpo tash filloj ta preokuponte çështja e vajzës tjetër, se çfarë ishte puna e saj, dhe për habi pas një kohe dëgjon edhe për këtë vajzën tjetër një lajm të dhimbshëm se kjo vajza tjetër nuk kishte jetuar më shumë se 36 vjet dhe kishte vdekur!!

Kishte ndjenja të përziera, gëzohej për fatin e tij dhe merakosej për fatin e atyre vajzave. Mirëpo ajo çfarë e karakterizoj habinë e tij, ishte Lutja e Namazit të ihstiharës, e cila i kishte ndihmuar në ato momente jete që ishte në dilemë dhe falënderon Allahun për këtë dhuratë (Namazin e ihstiharës) që i bekon të gjithë ata besimtar që dëshirojnë të marrin vendime të duhura në jetë.

3 komente

  • Forma e namazit të Istihares 1. Merr abdes sikurse për çdo namaz tjetër. 2. Nijeti - patjetër të bëhet nijet për namaz Istihare. 3. I falë dy rekate, prej sunetit është që në rekatin e parë, pas sures El- Fatiha, të lexohet surja El-Kafirunë , ndërsa në rekatin e dytë, pas El-Fatihas, surja El-Ihlas(Kul huvaAllahu eha) . 4. Në fund, pas Tehijatit, jep selam. 5. Pas selamit i ngritë duart dhe bënë dua me përkushtim dhe devotshmëri tek Allahu për atë që lutesh. 6. Në fillim të duasë e falënderon dhe lavdëron Allahun , pastaj dërgon salavat mbi Muhamedin alejhi selam. 7. Pastaj e lexon duan e Istihares ... 8. Kur arrin tek fjala " O Allahu im nëse kjo çështje është hajr për mua " e përmend atë çështje .." 9. Pas duasë prapë dërgon salavat mbi Muhamedin alejhi selam sikurse në fillim. 10. Tash përfundoj namazi i Istihares ..dorëzoja çështjen Allahut dhe mbështetu Atij

  • Duaja e Istihares eshte transmetuar nga Xhabir Ibn 'Abdullah i cili ka thene se: "Profeti, alejhi selam (paqja qofte mbi te), na mesonte te bejme Istiharen per gjithe çeshtjet/punet tona, ashtu siç na mesonte suret e Kuranit. Ai (profeti) na thoshte: 'Nese ndonjeri prej jush mendon te beje diçka, le te fale dy rekate namaz (jo prej namazit farz) dhe te thoje (pas namazit) duane e Istihares..." Pra, Namazi i Istihares eshte ai namaz ne te cilen ne myslimanet pyesim Allahun e gjitheditur dhe qe i ka shkruar tashme ceshtjet tona, se cilen rruge duhet te marrim. Per te falur namazin e Istihares, njeriu duhet te fale dy rekate namaz (jo-farz), dmth ato mund te jene dy rekate sunet ose nafile dhe mund te falet ne çdo kohe te dites apo nates. Si i tille mund te sherbeje edhe nje namaz sunnet i ndonje vakti, por duke i vene si nijet pervec namazit te synetit edhe nijetin e Istihares. Per shembull, le ta zeme se do te falesh namazin e sabahut (synetin), atehere ver ne zemren tende si nijet " Une po fal synetin e sabahut dhe njekohesisht edhe namazin e istihares". Ne kete namaz, pasi ke falur dy rekate te zakonshem me Fatihane, nje sure dhe te gjitha te tjerat sipas rregullit, ulu ne uljen e fundit tek "Etehijatu..." ,thuaj ato qe thua zakonisht dhe pasi te japesh selam dhe te besh pak dhikr pas selamit si psh. estagfirullah, estagfirullah, estagfirullah, Subhanallahi uel hamdulilahi ue la ilahe ilallah uallahu ekber, etj. thuaj kete dua , qe quhet "Duaja e istihares" (ne qofte se nuk e dime permendesh, por desherojme te falim kete namaz, atehere mund ta mbajme copen e letres me duane te shkruar afer vetes dhe pastaj, pas selamit, ta marrim letren ne gjunje dhe ta lexojme duane. "Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es'eluke min fadlikel-adhim. Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta'lemu ue la a'ëlemu, ue ente 'allamul - gujub. Allahumme, in kunte ta'ëlamu enne hadheI emru (emerton ketu nevojen tende) hairun li fi dini ue ma'ashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi. Ue in kunte ta'ëlemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me'ashi ue akibeti amri ue 'axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi" DUAJA E ISTIHARES (Shqip) " O Zot, me diturine Tende kerkoj hajrin! Kerkoj ndihme prej fuqise Sate, kerkoj prej te mirave te Tua te shumta, sepse Ti je i gjithefuqishem, e une jam i dobet, Ti di cdo gje e une nuk di, Ti je Ai qe i di te fshehtat. O Zot, nese kjo pune e imja (emeron ketu deshiren, hallin, etj) eshte hajr per fene dhe jeten time, per kohen e tashme dhe te ardhmen, bej te mundshme qe te realizohet, lehteso dhe beko. E nese kjo pune eshte e demshme per fene dhe jeten time , per te tashmen dhe te ardhmen dhe per ne ahiret, largoje prej meje dhe me largo mua nga ajo, me percakto hajrin kudo qofte, pastaj me bej te kenaqur me te." Pergjigja e lutjes se ketij namazi mund te vije ne menyra te ndryshme, si psh. dikush (mysliman) te keshillon me nje keshille te çmuar ne lidhje me çeshtjen tende, ne enderr ndoshta, apo ne zemer ndihesh e frymezuar dhe e qete ne vendimin tend dhe se kjo eshte rruga e drejte dhe qe do Allahu. Pejgamberi a.s. ua mesonte as'habeve duane e istihares siç ua mesonte suret e Kuranit dhe i porosiste qe ta bejne praktike per cdo pune te rendesishme. Thoshte : "Kur ndokush prej jush deshiron te vendose per ndonje pune te rendesishme, le t'i fale dy rekate namaz e pastaj te thote: ....dhe u thoshte duane e istihares. Rastet per te cilat perdoret duaja e Istihares jane ta panumerta, si psh para se te niseni ne ndonje udhetim, para se te vendosni per martese, per fushen e studimeve qe duhet te ndjeke, etj, dmth ne çdo situate qe ke te besh me pasiguri dhe duhet te marresh vendim. Dhe se fundi theksojme se eshte e rendesishme te kesh besim dhe te mbeshtetesh tek Allahu: "... e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që i mbështeten (Atij)." (Sure Ali Imran, 3:159)

  • pershendetje ! a ka mundesi me na e spejgu pak si falet ky namazi i ihstihares ,sa rekate ka edhe a jane synet apo si?

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top



    Xhamia Shqiptare ne Seebach - Cyrih, diten e Premte date 11 Korrik 2014, ne ambjentet e xhamise me rastin e muajit e shenjte te Ramazanit organizoi nje tribune me teme:

    Urtesi dhe Mesazhe te Ramazanit

    Ligjerues ne kete evenimet ishte i nderuari Dr. Bashkim ef. Aliu dhe hoxha i xhamise Sulejman ef. Rustemi. Aktiviteti u filloi me disa ajete nga Kurani te interpretuara nga Hfz. Gamend Ceka e pasuar me nje ilahi te kenduar nga Besnik Hyseni.

    Tribua u transmetua drejtpersedrejti ne Radion Islame dhe Rtvislam.

    Per xhematin e rregull te xhamise u shtrua dhe nje iftar. Allahu na bashkofte dhe mundesofte takime te tilla te dobishme. Amin!

    Tribuna: Mesazhet dhe urtėsit e Ramazanit - Bashkim Aliu

    muajit e shenjte te Ramazanit organizoi nje tribune me teme:

    Urtesi dhe Mesazhe te Ramazanit