Kuzhina popullore

Kuzhina popullore Fjala kuzhinë thuhet se është fjalë e lashtë shqipe. Në kohën e lashtë ilire ka qenë kuzhina (ku zina) vendi ku ziejmë, ku bëjmë gjella, që më vonë është transformuar në kuzhinë.

Kuzhina popullore Fjala kuzhinë thuhet se është fjalë e lashtë shqipe. Në kohën e lashtë ilire ka qenë kuzhina (ku zina) vendi ku ziejmë, ku bëjmë gjella, që më vonë është transformuar në kuzhinë.

Maza e kallamojt, Lakrori, me miell të grurit dhe të misrit, Flija, Krelana, Krelana e kallamojt, Pitja, Perpeqi, Rrethatorja, Kungullori, Samza, etj. janë ushqime tradicionale shqiptare. Thuhet se janë gatuar në ditën e enjte pasi që tek shqiptarët dita e enjte ka qenë ditë apo natë e shenjtë, edhe sot tek disa shqiptarë është shenjë, simbol (sante, san, saint, shën) dita e Enjte, ku festohet dhe gatuhen trejte(pite). Kurse në të premten hanë ushqim më të lehtë dhe jepen premtimet tek yjet e tyre.

Në disa restorante është bërë traditë që langu(lloj ushqimi i lëngët) të përdoret si paragjellë. Ndërsa ndonëse pitja është gjithë ballkanase në Kosovë përdoret shumë dhe ka disa lloje si: Pitet me Mish të Grirë, Spinaq, Gjizë, Lakra, Qepë, Molla, Fasule, Mantia, etj.

Përpeqi

Ndërsa përpeqi është një ushqim që në dukje të parë do të dukej se është pite me djathë. Albanologjia e njeh si pica shqiptare, daton qysh nga koha ilire. Përgatitet me djathë të grirë, vezë, mazë dhe margarinë. Vetëm një petë e madhe vendoset në tepsi për pjekje ku i hidhet masa e përgatitur. Pastaj i hidhen ve sipas dëshirës, dy ose tri. Mbetja e petës mbështillet në rrethinat e tepsisë dhe bëhet pjekja. Pjekja mund të bëhet edhe me saç sikur flija ku edhe del më e shijshme.

Flija Kosovare

Flija është ushqim shumë i preferuar shqiptar por edhe turk. Ajo mund të pjekët edhe në shporet çoftë ai me rrymë apo me dru por më tepër parapëlqehet me saç. Për brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë. Për masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhanë çaji ajkë, 3 lugë vaj. Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flija lihet të ftohet për 10 minuta dhe shërbehet me kos, djathë ose mjaltë.

Ushqimi dhe pijet

Kuzhina shqiptare është një përzierje e influencave të kuzhinës turke, asaj ballkanike dhe evropiane. Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitet e saj të veçanta.

Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qengjit dhe përgatitja e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin. Veçanërisht në krahinat e jugut dhe Shqipërisë së mesme është i njohur përdorimi në shkallë të gjerë i perimeve dhe zarzavateve, vajit të ullirit, erëzave të ndryshme dhe limonit.

Pjatat e peshkut janë të njohura veçanërisht në qytetin e Shkodrës ( tava e krapit) , Pogradecit ( korani me arra dhe lloje të tjera) , zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj.

Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, shumë prej të cilave janë të përbashkëta edhe për vendet e tjera ballkanike dhe Azisë së vogël (ballkavaja, kadaifi, sheqerparet, ashurja etj). Ndër ëmbëlsirat më tradicionale është "ballokumja", e cila gatuhet në qytetin e Elbasanit për festen e Ditës së Verës ( 14 Mars).

Ndër pijet jo alkoolike është për tu përmendur boza ( një pije freskuese me bazë misrin), e prodhuar në veri të vendit sidomos në krahinën e Kukësit si dhe rehania, e cila vjen nga lëngu i rrushit dhe është pije tipike e Skraparit.

1 komente

  • a , mundeni me na i dhane recetat e perqeve edhe te piteve ,selam alejkum

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top



    Xhamia Shqiptare ne Seebach - Cyrih, diten e Premte date 11 Korrik 2014, ne ambjentet e xhamise me rastin e muajit e shenjte te Ramazanit organizoi nje tribune me teme:

    Urtesi dhe Mesazhe te Ramazanit

    Ligjerues ne kete evenimet ishte i nderuari Dr. Bashkim ef. Aliu dhe hoxha i xhamise Sulejman ef. Rustemi. Aktiviteti u filloi me disa ajete nga Kurani te interpretuara nga Hfz. Gamend Ceka e pasuar me nje ilahi te kenduar nga Besnik Hyseni.

    Tribua u transmetua drejtpersedrejti ne Radion Islame dhe Rtvislam.

    Per xhematin e rregull te xhamise u shtrua dhe nje iftar. Allahu na bashkofte dhe mundesofte takime te tilla te dobishme. Amin!

    Tribuna: Mesazhet dhe urtėsit e Ramazanit - Bashkim Aliu

    muajit e shenjte te Ramazanit organizoi nje tribune me teme:

    Urtesi dhe Mesazhe te Ramazanit