NJEZET KĖSHILLA PER QETESIM SHPIRTEROR

Anksioza (brenga) është gjendje psiqike në të cilen njeriu ndien frikë, jodisponim dhe i izoluar. Ajo rrejdh nga frika për liri apo nga pritja e dickaje. Shkak mund të jetë edhe luftrat e brendshme mes hapesires dhe kufizimeve të cilat e pengojn ate hapesire. Anksioza paraqitet nga shume factor: nga ndjenja e vetterheqjes, padisponimit, jo qetesis dhe mendimit permanent e pagjumësis. Shkak I kësaj gjendje mund të jetë edhe rrahja e pakontrolluar e zemres, dhimbjeve në lukth apo edhe mos interesimi për martes.

Anksioza (brenga) është gjendje psiqike në të cilen njeriu ndien frikë, jodisponim dhe i izoluar. Ajo rrejdh nga frika për liri apo nga pritja e dickaje. Shkak mund të jetë edhe luftrat e brendshme mes hapesires dhe kufizimeve të cilat e pengojn ate hapesire.

Anksioza paraqitet nga shume factor: nga ndjenja e vetterheqjes, padisponimit, jo qetesis dhe mendimit permanent e pagjumësis.

Shkak I kësaj gjendje mund të jetë edhe rrahja e pakontrolluar e zemres, dhimbjeve në lukth apo edhe mos interesimi për martes.

Anksioza është moskordinimi psiqik më I përhapur. Është evidente tek 10 – 15% i njerzve. Më së shumti paraqitet në periudhat kalimtare të jetes, siq janë kalimi nga shtëpia në shkollë, kalimi nga fëmijëria në adoleshenc apo edhe kalimi nga plakja në pension.

Brenga mund të jetë edhe kaluese varet sipas faktorëve, por ndonjëherë mund të jetë edhe kronike e cila e përcjell njeriun me orë apo me ditë.

Brenga ka disa forma: brenga e nënës për shkak të fëmijes së saj I cili është vonuar, brenga e nxënësit për shkak të notës, brenga e njeriut për shkak të punës, brenga e tregëtarit për shkak të tregëtis etj.

Me disa ndryshime të caktuara kam marrë këshillat e Dejli Karnegut nga libri “ lëre brengen dhe fillo jetën” dhe e kam shkurtuar me citate nga Kurani dhe hadithet.

Nëse dëshiron të I largon brengat vepro kështu:

1- jeto në kufijt e dites së sotme dhe mos u brengos për të ardhmen. Mos u frikëso për furnizimin nafaken ngase ajo është në duart e Allahut xh.sh.
“E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo cka u premtohet” (dharijat 22).

2- gjithmonë ta ke në dijeni se cfarë përqindje të madhe të shëndetit të merr brenga jote.

3- Mos e kujto të kaluaren. Ajo nuk mund të kthehet sado që të mundohesh ti. Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:” nëse të ndodh dicka mos thuaj po ta kisha bërë këtë e këtë … por thuaj: Allahu kështu ka caktuar dhe Ai bën cfarë të doj. Fjalët “sikur ta kisha bërë” ia hapin dyert shejtanit”. Muslimi, Ahmedi e ibn Maxhe.

4- Sigurohu mirë nga rrethi para se të marrish vendim. E kur të e merr vendimin përmbaju kryerjes së vendimit dhe mbështetu në Allahun. Mos u frikëso nga pasojat. Muhamedi s.a.v.s. thotë:” kur të lutesh lutju Allahut. Kur të kërkon ndihmë kërko nga Allahu xh.sh. sikur të gjithë njerëzit të bashkoheshin për të te ndihmuar për dicka për atë që Allahu nuk ta ka caktuar nuk do të mundin ta bënin atë. E sikur të bashkoheshin për të të bërë dicka të keqe në atë që Allahu nuk ta ka caktuar nuk do të arrijnë ta bëjnë atë. Ngjyra është tharë dhe regjistrat janë mbyllur”. Tirmidhiu 2516, Ahmedi në musned 1/293.

5- Kënaqu me caktimin dhe fatin që ta ka caktuar Allahu xh.sh. a mundet që muslimani të frikesohet nga fatkeqësit jetësore? Muslimani mundohet të merr të gjitha masat që I ka në mundësi e të tjerat ia lënë Allahut xh sh..

Allahu xh.sh thotë:

“ Nëse Allahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robërit e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë”. Junus 107.
“ … por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë I dobishëm për ju, dhe mund që jut a doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu e din (fundin e cdo sendi) e ju nuk e dini. Bekare 216.

6 – Numëroj të mirat që Allahu ti ka dhuruar e mos I numëro të këqiat.

“… edhe sikur të donit ti numëronit të mirat e Allahut nuk do të mund ti numëroni ato”. Nahl 74.
Gjitmonë bëne këtë pyetje: a do ta kisha ndërruar atë që kam për miliona dollarë? A do ti kisha shitur sytë e mi për një miljard dollar? Për sa lek do ti kisha ndërruar duart e mia, këmbët, veshët, fëmijet, familjen? Mbildhi të mirat që I ke një nga një. Pastaj llogarite shumën e përgjithshme dhe do të shohesh që ajo nuk mund të ndrrohet as me arin të cilin e mbledhin të pasurit. Shopenhaueri thotë: “sa pak mendojm për atë që kemi, e sa shumë mendojm për ato që na mungojn!”.

7 – mos u merr me imtësinat dhe mos lejo që problemet e vogla të ta shkatërrojn lumturinë. Mos e lejo veten të shpërthen për shkak të imtësirave. Kujto se jeta sa e shkurtër që është dhe cka do të behet sikur edhe ne ta shkurtojm edhe më.
Respekto vlerën e drejtë të sendit dhe mos u brengos më shumë për të veq aq sa meriton.

9 – ringjallu në punë. Nëse brenga të godet harroje nëpermjet punës. Në të kundërtën do ta shkatërron veten me pendim dhe dëshperim.

10 – harroje veten! Vëmendjen përqendroje tek të tjerët! Cdo ditë bëj dicka që do të bëj të qeshet fytyra e dikujt. Muhamedi s.a.v.s.thotë:” vepra më e mirë është kur vëllaut tënd I bësh një të mirë kur të ia kryesh një punë apo e ushqen”. Ibn ebi Dunja dhe Bejhekiu. Albani thotë që ky është hadith hasen sahih el xhamiu sagir 1096.

11 - mos prit falenderim nga askush. Veprat e tua le të jenë të drejtuara vetëm Allahut xh.sh. I dërguari I Allahut Muhamedi s.a.v.s. thotë:” veprat shpërblehen sipas qëllimit edhe njeriu do të shpërblehet vetëm sipas qëllimit që ka pasur”. Buhariu Muslimi.

12 - Jepe mundin tënd në punën të cilen mendon se është e drejtë dhe mos u kushto vëmendjen kritikave të te tjerëve.

13 – pregatite një fletore në të cilen do ti shenon gabimet të cilat I bën dhe për të cilat e meriton të kritikohesh. Shiqo atë fletore kohë pas kohe ashtu që të marrish mësim dhe të shërbehesh për të ardhmen. Dije që është e vështirë që gjithë kohën të sillesh drejtë. Mos hezito që nga njerëzit të kërkon noten mesatare dhe të besueshme të punës tënde. Prano këshillen dhe njerëzit e zgjedhur dhe të besueshem. I dërguari I Allahut Muhamedi s.a.v.s. thotë:”feja është këshillë”. Buhariu.

14 – mos mendo për hakmarrje ndaj armiqve tu. Nëse mundohesh ta bën atë më shumë I bën vetes dëm sesa atyre. Allahu xh.sh thotë:” …të cilët japin kur janë të shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin të keqen njerëzve, e Allahu I do bamirësit.” Ali imran 134.
“të keqen ktheje me të mirë, dhe armiku yt ashtu mund të kthehet e të bëhet shok I yti”.

15 – vazhdo që gjërat negative ti kthen në positive. Kur në dorë të vjen një qese me limona mundohu që nga ata të bën pije, sok të ëmbël. Gjithmonë mendo për lumturinë dhe arritjen e saj. Ajo do të takoj ty.

16 – prezento veten tënde dhe bëhu ashtu si të ka krijuar Allahu xh.sh. Mos u mundo që ta bindish asnjë. Allahu xh.sh njerezve u ka dhënë aftësi të ndryshme. Ai thotë:” Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që ju dha. Enam 165.

17 – përmbaju këtyre principeve në punën tënde:

a) Merr frymë para se të vjen mundimi,

b) kur të ndodh ndonjë problem menjëherë zgjidhe atë,

c) punës tënde jepi atë nga e cila do të kënaqesh në punë,

d) mësohu të kesh sistem dhe rregull,

e) rregulloj punët sipas rëndësis,

f) mos e ler punën e sotme për nesër,

g) mos u mundo jashtë mundësive tua.

Allahu xh.sh thotë: “Allahu nuk e rëndon askënd jashtë mundësive të tija”. Bekare 286.

18 – paret harxhoj me menquri dhe mos u bën dorështrënguar ndaj familjes tënde. I dërguari I Allahut Muhamedi s.a.v.s. thotë: “dinari më I mirë është ai të cilin njeriu e harxhon për nevojat e familjes së tij, ai I cili blen një kalë për në rrugën e Allahut xh.sh dhe I atij I cili me shokët e tij I harxhon në rrugën e Allahut xh.sh”. Muslimi, Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibni Maxhe.

Allahu xh.sh thotë:

“Dhe mos e bën dorën të lidhur për qafe (mos u bë koprrac),e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh I qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi I tepërt). Isra 29.

19- Mos u dorëzo para ndjenjes së gabimit, ngase Allahu është I mëshirshëm dhe shumë fal. Ai thotë:
“Nuk ka dyshim që unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” Taha 82.

“Thuaj :”O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtet, Allahu I falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” Zumer 53.

20 – kur të te godasin momentet e brengës dhe frikës, mos e humb shpresën dhe mos u dorëzo! Kjo mund të jetë edhe sprovë nga Allahu xh.sh. Bëhu I durueshëm dhe kërko ndihmë me përmendjen e Allahut dhe me dua. Thotë Allahu xh.sh:

“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.

Të cilët kur I godet ndonjë fatkeqësi thonë:”N e jemi të Allahut dhe te Ai kthehemi!”

Të tillët janë që te Zoti I tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. Bekare 155 – 157.

“… e mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun”. Jusuf 87.

Dr Hasan Shemsi Basha është këshilltar për sëmundjet koronare dhe udhëheqës I repartit të sëmundjeve intensive në spitalin e forcave të armatosura të mbretërit fahd në Xhide si dhe bashpunëtor I fakultet mbretëror për sëmundjet e brendshme në britani dhe në fakultetin mbretëror në Irland për sëmundjet e brendshme.

Perktheu nga boshnjakishtja: Shpend Hulaj

3 komente

  • Inshaallah i madhi Allah i ndihmon te dashurit tem, e kalon ket faze depresioni shpresoj qe Allahu ja largon depresionin sa ma shpejt edhe ma kthen me plot dashuri, malle dhe mbi t'gjitha me ndjenja.

  • disa minuta me pare isha shum shum e frikesuar por tani qe lexova kete nuk jam me e frikesuar dhe jam duke iu lutur allahut

  • Selam Alejkum. Ne kete gjendje kam qenë me heret, por tani qe kam lexu kete me eshte larguar ajo frike qe kisha dhe qe Falenderimi i Takon vetem All-llahut Meshiruesit dhe meshirberesit. All-llahu Ekber. All-llahu ju shperblefte per kete.

  • s,ka koment jane thenje nga Kurani,andaj ne veq duhet zbatuar dhe duhet keshilluar sipas Kuranit.

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top



    Ligjërata e Xhumasë e mbajtur me 04.04.2014 ne Xhaminë e Sebahut në Cyrih, ligjërues Bashkim Bajraktari, tema: Largimi nga vjedhja

    Bashkim Bajraktari - Largimi nga vjedhja

    Largimi nga vjedhja