Mendimi i njė femre nė lidhje me udhėheqjen e namazit tė xhumasė nga femrat

Më 18 mars, 2005, Amina Wadud udhëhoqi namazin e parë të xhumasë. Në atë ditë, femrat morrën një hap të madh drejt të qenit më shumë si meshkujt. Por, a erdhëm afër të kuptuarit të drejtë të lirisë së dhënë nga Zoti? Unë nuk mendoj kështu. Ajo që ne kaq shpesh e harrojmë është se Zoti e ka nderuar femrën duke i dhënë vlerën e saj në raport me Zotin, jo në raport me mashkullin. Por pasi feminizmi perëndimor e fshin Zotin nga skena, nuk mbetet standard tjetër pos mashkullit. Si pasojë feministja perëndimore është e detyruar të gjej vlerën e saj në raport me një mashkull. Dhe duke bërë këtë ajo e ka pranuar një supozim të gabuar. Ajo ka pranuar se mashkulli është standardi, dhe kështu ajo nuk mund të jetë një qenie njerëzore derisa ajo të bëhet si mashkulli, si standardi.

Shkruan: Jasmina Mogabed

Më 18 mars, 2005, Amina Wadud udhëhoqi namazin e parë të xhumasë. Në atë ditë, femrat morrën një hap të madh drejt të qenit më shumë si meshkujt. Por, a erdhëm afër të kuptuarit të drejtë të lirisë së dhënë nga Zoti? Unë nuk mendoj kështu.
Ajo që ne kaq shpesh e harrojmë është se Zoti e ka nderuar femrën duke i dhënë vlerën e saj në raport me Zotin, jo në raport me mashkullin. Por pasi feminizmi perëndimor e fshin Zotin nga skena, nuk mbetet standard tjetër pos mashkullit. Si pasojë feministja perëndimore është e detyruar të gjej vlerën e saj në raport me një mashkull. Dhe duke bërë këtë ajo e ka pranuar një supozim të gabuar. Ajo ka pranuar se mashkulli është standardi, dhe kështu ajo nuk mund të jetë një qenie njerëzore derisa ajo të bëhet si mashkulli, si standardi.

Kur mashkulli i pret flokët e shkurtra, ajo dëshironte të priste flokët shkurtër. Kur mashkulli iu bashkëngjit ushtrisë, ajo dëshiroi të bashkëngjitej ushtrisë. Ajo i dëshironte këto gjera jo për tjetër arsye pos sepse “standardi” i kishte ato. Ajo që femra nuk e kuptoi është që Zoti i jep dinjitet edhe mashkullit edhe femrës për shkak të dallueshmërisë – jo në ngjasim.
Dhe me 18 mars, femrat bënë të njëjtin gabim. Për 1400 vite ka pasur konsensus të dijetarëve (edhe meshkujve edhe femrave) që meshkujt janë për të udhëhequr namazin. Si një femër Muslimane, pse duhet kjo të ketë rëndësi? Ai i cili udhëheq namazin në asnjë mënyrë nuk është shpirtërisht superior. Diçka nuk është më e mirë vetëm pse mashkulli e bën atë. Dhe namazi i atij që udhëheq, nuk është më i mirë vetëm udhëheq. Të kishte qenë roli i femrës apo të kishte qenë hyjnore, pse nuk do t’i kërkonte Pejgamberi s.a.v.s. Ajshes, Hatixhes, ose Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur me të gjitha), femrat më të mira të të gjitha kohërave, të prijnë (në namaz)? Këtyre femrave iu është premtuar parajsa mirëpo asnjëherë nuk kanë udhëhequr namazin.

Tani për të parën herë pas 1400 viteve, ne shohim një mashkull të udhëheq namazin dhe mendojmë “Kjo nuk është e drejtë”. Ne mendojmë kështu, edhepse Zoti nuk i ka dhënë privilegj të veçantë atij që udhëheq. Imami nuk është më lartë në sytë e Zotit sesa ai që falet prapa tij.

Në anën tjetër, vetëm femra mund të jetë nënë. Dhe Zoti i ka dhënë asaj privilegjin special nënës. Pejgamberi na ka mësuar se xheneti shtrihet tek këmbët e nënës. Por pa marrë parasysh çka bën një mashkull, ai asnjëherë nuk mund të bëhet nënë. Kështu që, pse kjo nuk qenka padrejtësi?

Kur është pyetur, kush është meriton përkujdesjen? Pejgamberi u përgjigj tre here “nëna jote” para se të thotë vetëm njëherë “babi yt”. A nuk është kjo seksiste? Pa marrë parasysh çka bën mashkulli ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të përfitoj statusin e nënës. Dhe megjithatë edhe atëherë kur Zoti na nderon me diçka unike femërore, ne jemi shumë të zëna, duke të kërkuar vlerat tona në raport me mashkullin, për ta vlerësuar atë apo madje edhe vërejtur. Edhe ne kemi pranuar mashkullin si standard; kështu që çdo gjë unike femërore është, sipas definimit, inferiore.

Te jesh e ndjeshme është nënçmim, të bëhesh nënë – degradim. Në betejën në mes të racionalizmit stoik (i cili konsiderohet mashkullor) dhe dhembshurisë altruiste (e cila konsiderohet femërore), nacionaliteti mbizotëron. Sapo të pranojmë që çdo gjë që mashkulli ka dhe bën është më e mirë, gjithçka që pason është një reaksion automatik: nëse meshkujt e posedojnë, edhe ne e dëshirojmë. Nëse meshkujt falen në rreshtat e parë, ne supozojmë se kjo është më mirë, prandaj edhe ne dëshirojmë të falemi në rreshtat e parë gjithashtu. Nëse meshkujt udhëheqin namazin, ne presupozojmë se Imami është më afër Zotit, prandaj ne dëshirojmë të udhëheqim namazin gjithashtu.

Diku gjatë kësaj ne kemi pranuar nocionin se të pasurit e një lidershipi botëror është një farë treguesi për pozitën e njeriut (në raport) me Zotin. Femra muslimane nuk ka nevojë të degradoj veten e saj në këtë mënyrë. Ajo ka Zotin për standard. Ajo ka Zotin që t’i jap asaj vlerë; asaj nuk i nevojitet mashkulli. Në fakt, në kryqëzatën tonë të pasimit të meshkujve ne, si femra, as edhe njëherë nuk jemi ndalur të shqyrtojmë mundësinë që ajo që kemi ne është më e mirë për ne. Në disa raste, ne madje braktisëm atë që është më e lartë vetëm që të jemi si meshkujt.

Para pesëdhjetë viteve, shoqëria na tha neve që meshkujt janë superior sepse ata linin shtëpitë për të punuar në fabrika. Ne ishim nëna, mirëpo prapë, na është thënë se është e drejta e gruas të braktisim rritjen e një qenie tjetër njerëzore për të punuar në një makinë (fabrike). Ne pranuam që të punuarit në fabrikë është superiore ndaj ngritjes së burimit të shoqërisë vetëm për shkak se meshkujt e bënë atë. Pastaj pas pasi punuam, prej nesh pritej që të jemi supernjeri, nëna perfekte, gruaja perfekte, amvisja perfekte dhe të kemi karrierë perfekte. Dhe nuk ka asgjë të keqe në vetvete, që femra të ketë një karrierë, ne pas pak e kuptuam çka kemi sakrifikuar duke imituar ata verbërisht. Ne shikonim fëmijët tonë se si po bëhen të huaj për ne dhe shumë shpejtë e kuptuam privilegjin që e kishim humbur. Kështu që, vetëm tani, sa i përket zgjedhjes që mund ta bëjnë, gratë në perëndim zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi dhe të rrisin fëmijët e tyre.

Sipas Departamentit për Agrikulturë të shteteve të bashkuara të Amerikës, vetëm 31 përqind e nënave me foshnje, dhe 18 përqind e nënave me dy ose më shumë fëmijë, janë duke punuar me orar të plotë. Dhe prej atyre nënave që punojnë, një studim i kryer nga “Parenting Magazine” (Gazeta prindërore) në vitin 2000, tregon që 93% e tyre më me qejf do qëndronin në shtëpi me fëmijët e tyre, por janë të detyruara të punojnë për shkak të “obligimeve financiare”. Këto “obligime” i janë imponuar femrës me anë të ngjasimit të gjinive nga perëndimit modern, dhe janë larguar nga femra me (anë të) dallueshmërinë gjinore nga Islami.

Femrës në perëndim iu desh gati një shekull eksperimentim për të kuptuar që privilegjin që i është dhënë femrave muslimane para 1400 viteve. Pasi më është dhënë privilegji si femër, unë vetëm degradoj vetëm duke provuar të bëhem diçka që nuk jam dhe - me plotë sinqeritet - nuk dua të jem: një mashkull. Si femra, ne kurrë nuk do të arrijmë pavarësinë e plotë derisa ne të imitojmë meshkujt, dhe të vlerësojmë bukurinë në dallueshmërinë tonë që na ka dhënë Zoti. Nëse më jepet të zgjedh në mes të udhëheqjes stoike të kësobotshme dhe parajsës tek këmbët e mia, unë do zgjidhja parajsën.

Përktheu: Fatih Ibrahini
© www.ehli-suneti.com

1 komente

  • Shum informacion i bukur dhe me vler.Megjithate nuk me pelqeu fakti me qlloj syri kritik e keni marr kete hap te femres per udhheqje ne namaz.Nuk osht problem,nuk osht e ndaluar,nuk ka hadith ose ajet kuranor ku e ndalon,apo ndoshta ka??!!..Ju permendet disa privilegje te femres dhe that qe pse meshkujt nuk thojn qe osht patdrejtsi(te behesh nene),te permendim dhe ne nje..pse smunt te jemi ato qe dot ishim qelsi per te ber nje femer nene po patjeter duhet te jet nje mashkull??Siq mun te vrejm ne nuk kerkojm te jemi ne standartin e meshkujve,thjesht te tregojm aftesit tona dhe te plotsojm qeffet tona,gjdoher ne menyren qe e kemi te lejuar dhe tmos kerkojm ose praktikojm te ndaluaren.

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top



    Bashkim Bajraktari - Respekti i më të vjetërve obligimi ynë

    Bashkim Bajraktari - Respekti i mė tė vjetėrve obligimi ynė

    Respekti i më të vjetërve obligimi ynë