Ta shėnosh 100 vjetorin e pavarėsisė me libra!

Shpesh herë këto ditë e kemi dëgjuar togfjalëshin "100 vjetori i pavarësisë". Muaji janar ishte muaj feste në shumë vende në mbarë trojet shqiptare, në mënyrë solemne filluan aktivitetet për këtë jubile. Këtë vit bëhen 100 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, kremtohet rruga e gjatë kombëtare me shumë peripeci për shtet ndërtim dhe shtet formim. Rëndësinë e këtij përvjetori jubilar e dëshmon fakti se këshillin organizativ që merret me organizimin e aktiviteteve festuese e udhëheq kryeministri i Shqipërisë z. Sali Beisha. Shumë qytete në mbarë hapësirën shqiptare tashmë i kanë filluar aktivitetet për festimin e këtij përvjetori shumë domethënës për mbarë popullin shqiptar.

Autor: Naim Berisha

Shpesh herë këto ditë e kemi dëgjuar togfjalëshin "100 vjetori i pavarësisë". Muaji janar ishte muaj feste në shumë vende në mbarë trojet shqiptare, në mënyrë solemne filluan aktivitetet për këtë jubile. Këtë vit bëhen 100 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, kremtohet rruga e gjatë kombëtare me shumë peripeci për shtet ndërtim dhe shtet formim. Rëndësinë e këtij përvjetori jubilar e dëshmon fakti se këshillin organizativ që merret me organizimin e aktiviteteve festuese e udhëheq kryeministri i Shqipërisë z. Sali Beisha. Shumë qytete në mbarë hapësirën shqiptare tashmë i kanë filluar aktivitetet për festimin e këtij përvjetori shumë domethënës për mbarë popullin shqiptar.

Në shumë fjalime e shkrime, protagonistet e tyre e fillojnë apo e theksojnë togfjalëshin "për nder të 100 vjetorit". Nderimi ndaj atdheut do ta merrte kuptimin e tij të vërtetë me punë konkrete, me aktivitete të cilat në të vërtetë e nderojnë gjithë kombin. Ndonëse tashmë është formuar këshilli që do të merret me organizimin e këtyre aktiviteteve, për t'ia shtuar madhështinë këtij jubileu shumë të rëndësishëm, "dikujt" i ra në mend ta nderoj veten dhe kombin me diçka për të cilën shqiptarët luftuan dhe derdhën gjak për breza me radhë.

E si mund ta nderosh veten dhe kombin e njëkohësisht të festosh në mënyrë shumë dinjitoze me mbarë vëllezërit dhe motrat shqiptare? Një shtëpi botuese nga Shkupi e ka zgjedhur një mënyrë të veçantë, me libra! Libri, pjesa e munguar e shpirtit shqiptar për shumë kohë, burimi i dijes dhe forcës kombëtare, është "monumenti" identifikues i kësaj rruge të Shqipërisë si shtet. Mënyra më e veçantë për ta festuar 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, për mendimin tim, është ajo e shtëpisë botuese LOGOS-A nga Shkupi, e cila këto ditë ka filluar një aktivitet me moton " 100 mijë libra për 100 vjetorin e pavarësisë".
Ndoshta askush nuk mund ta marrte me mend që një shtëpi botuese nga Shkupi të shpërndajë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit shqiptar mbi 100 mijë libra shqip falas! Sipas organizatorëve të këtij aksioni 30 mijë libra do të shpërndahen në Maqedoni, 30 mijë në Shqipëri dhe 40 mijë në Kosovë. Duke i pasur parasysh rrethanat kulturore-politike në të cilat po kalon kombi ynë, këto shifra librash dhe ky aktivitet të bën të ndihesh mirë si dashamirës i librit dhe si shqiptar njëkohësisht.

Me të dëgjuar këtë lajm, të them të drejtën, u ndjeva krenar se jam shqiptar dhe e harrova zhgënjimin që isha duke e përjetuar nga ngjarjet e fundit, si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Menjëherë më erdhi në mend t'i shkruaj dy fjalë falënderimi për ta, dy fjalë gëzimi për të gjithë shqiptarët kudo që janë, e të jap një mesazh modest për shtëpitë botuese në përgjithësi.
100 mijë tituj është një shifër shumë e madhe, besoj se shumë institucione arsimore dhe shkencore do të nderohen me një numër të caktuar të këtyre librave. Këtë punë besoj se shtëpia botuese nga Shkupi e ka menduar mirë. Sipas një lajmi të publikuar në medie, këto libra do të shpërndahen dhe shumëkush do të pyeste se cilat janë ato institucione që do ta kenë fatin e marrjes së një numri të caktuar të tyre? Si një shqiptar që ndjehet krenar me këtë aktivitet, si një njeri i librit, ndoshta kam të drejtë të jap edhe një propozim!

Pak kujt mund t'i ketë shkuar në mendje që për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe njëkohësisht për këtë aktivitet shumë të qëlluar, librin shqip ta dërgoj aty ku njerëzit kanë kohë më së shumti për lexim, aty ku shpirti i tyre vetëm me libra do të mund ta plotësonte sadopak zbrazëtinë shpirtërore që e kanë. Është fjala për burgjet, vendi ku njerëzit janë aty për vuajte dënimi, për t'u penduar për veprat e bëra, për t'ia dhënë vetes dhe familjes një shans të dytë për një fillim të mbarë nga e para. E si do të mund ta plotësonin nevojën shpirtërore për këtë e ta zhvillonin dijen për të gjykuar drejtë për veprimet në të ardhmen, vetëm se me libra! Dhurimi i librave për të burgosurit, besoj se do të ishte një veprim i qëlluar dhe një "standard plus" i plotësuar i shoqërisë tonë demokratike, andaj, u propozoj organizatorëve të kësaj nisme që ta marrë në konsideratë këtë propozim! Sipas informacioneve që unë kam, burgjet e kanë nga një bibliotekë për lexim.

Duke e krahasuar kohën e tyre të mjaftueshme për lexim dhe fondin e librave në dispozicion, na rezulton se libri nëpër burgje nuk është i mjaftueshëm. Andaj, një pasurim sado modest i këtyre bibliotekave, nga shtëpitë botuese në përgjithësi dhe nga LOGOS-A në veçanti, besoj se do të ishte shumë e mirëseardhur.

Uroj që ky shembull shumë domethënës i dhurimit të librave t'i prekë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve që të festojnë dinjitetshëm, të ndihmojnë secili në mënyrën e vet në këtë organizim dhe të bashkohen për këtë 100 vjetor jubilar drejt të ardhmes evropiane.

2 komente

  • Sabri Vilanci-Suedi

    Selamun Alejkum, Ju Pergezoje dhe Dhashte Allahu Azzuevexhel, te Festojme edhe sa ma Shpejte edhe Bashkimin e Trojeve, Shqiptare-Dardane-Amin:Sabri Vilanci-Suedi:13:04:2012:Selamun Alejkum

  • far tekst sa i mir

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top



    Bashkim Bajraktari - Respekti i më të vjetërve obligimi ynë

    Bashkim Bajraktari - Respekti i mė tė vjetėrve obligimi ynė

    Respekti i më të vjetërve obligimi ynë