Indeksi -> Islam -->

Islami dhe metalurgjia - metalet

Metalurgjia është shkenca e metaleve çfardo ngjyre që ato posedojnë,por tani do shohim sa islami dini jonë i pastërt flet dhe e trajton këtë gjë,duke marrë si bazë Kuranin dhe sunetin.
Allahu xh.sh në Kuran thot : Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz [Kurani Hadid-25]

Metalurgjia është shkenca e metaleve çfardo ngjyre që ato posedojnë,por tani do shohim sa islami dini jonë i pastërt flet dhe e trajton këtë gjë,duke marrë si bazë Kuranin dhe sunetin .

Allahu xh.sh në Kuran thot : Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz [Kurani Hadid-25]

Surja El-Hadid-hekuri mban këtë emërtim në Kuran,sepse përmendet hekuri si një metal i zbritur prej qiellit nga ana e Allahut,me qëllim që tu dhurojë njerëzve shumë dobi,nëpërmjet përdorimit të tij,dhe që ti provojë ata se kush do ta përdorë atë në ndihmë të Allahut dhe të dërguarit të Tij.

Allahu fuqiplotë ua bëri të mundshme njerzve të përdorin metalin për të mirën e tyre,për përdorim në industri dhe efikasitet në rregullimin e produkteve ushqimore.Metali apo hekuri hyn sot në shumicën e pajisjeve,teknologjike dhe në pjeset e mjeteve udhëtuese qofshin ato që fluturojnë apo gravitojnë dhe ecin për tokë.

Shpesh pejgamberi a.s i ka përmendur vlerën e metaleve dhe pëlqyeshmërin ndaj tyre nga : Ebu Hurejre (r.a) transmeton në hadithin e saktë, se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Do të gjeni se njerëzit janë si metalet e floririt dhe argjendit. Ai që ka qenë i mirë në xhahilije, ai do të jetë i mirë edhe në Islam, nëse e kupton drejt islamin (Muslimi). Poashtu ,Transmetohet nga Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë:Mos pini në enë ari e argjendi dhe as mos hani në to, sepse ato janë për ata (mosbesimtarët) në këtë botë, ndërsa për ju, në botën tjetër.”

Transmetohet nga Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kushdo që pi me enë prej argjendi, ai gurgullon në barkun e tij nga zjarri i Xhehenemit.”[muttefekun alejhi]

Metalet përmenden në shum vende në kuran në mënyr të qartë edhe metali rrallë diamandi: Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë. [Kurani Rrahman ,22]

Allahu tregon në Kuran edhe për dy pejgamberët,davudin a.s dhe birin e ti sulejmanin a.s të cilëve u kishte mundësuar ta përpunonin,zbusnin hekurin dhe ta përdornin si rrobat duke bër këmisha nga metalet. Allahu tregon se besimtarët e vërtet do i shpërblej në xhenet me metale të çmuara që nuk munnd të imagjinohen me metalet e kësaj bote kalimtare : E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendosë në Xhenete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta. [Kuran El-Haxh 23],

Vërtet trupi njeriut është një minjerë metalurgjike ku ka,hekur,fosfor,nikel,dhe gjitha llojet e metaleve,të cilat vërtetojnë krijimin tonë nga toka,ku toka-balta ka gjitha metalet,ashtu dhe trupi ynë i posedon ato Allahu thot në Kuran : Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë." (El - Hixhr, 28)

Vërtetsi e kësaj kur metalet ndryshken posedojnë erën e ndryshkut.apo kur ato përpunohen lansojnë erën e tyre metalike. Mbi rëndësin e metaleve na tregon resulullahi s.a.s se Abu Bakr ibn Abi Maryam tregon se e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allah-ut të thoshte: “Sigurisht do të vijë një kohë mbi njerëzimin, në të cilën nuk do të mbetet asgjë që do të përdoret (ose të përfitohet prej saj), përveç Dinarit ( monedha e arit) dhe dërhemit ( monedha e argjendit).” [Kjo gjë qartazi parasheh rënien e sistemit të parasë-letër falso, e cila funksionon tani nëpër botë.]

Poashtu kurani famlartë flet për monedhat e metalit dhe vlerën e tyre : Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dërhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).” (Kurani Jusuf, 12:20) apo në suren El-Kehf Allahu tregon rastin e djelmoshave të shpellës :… Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju". [ Kuran El-Kehf ,19,]

Dhe në fund pejgamberi a.s na këshillon të ruhemi nga mahnitja pas kësaj bote kalimtare e të mos mashtrohemi pas metaleve dhe pasurive ku thot : “U shkatërrua robi i dërhemit dhe i dinarit”. (Muslimi) Ku si përfundim i kësaj na del se metalet duhet shfrytëzuat në të mir të njerzimit dhe islamit dhe ti përdorim ato dhe mos ti menjanojmë,por ti shfrytëzojmë në dobi tonën dhe mbar shoqërisë. Allahu na dhëntë hajrin e metaleve që Allahu xh.sh i ka krijuar për ne Amin!!!

Imam.H.Arber Berisha

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top

Bashkim Bajraktari - Zbatimi i synetit obligim dhe vlerė

Bashkim Bajraktari - Zbatimi i synetit obligim dhe vlerë