Bioritmi i organizmit tė njeriut

Duke u bazuar në hulumtimet e shumta që janë bërë në shekullin e fundit, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se organizmi i njeriut ka një mekanizëm të brendshëm të vetin i cili e ndihmon për kryerjen e funksioneve vitale në përputhje me periodat e ditës dhe natës në formë të një cikli të aktiviteteve që zgjasin për afërsisht brenda 24 orëve, e që është përafërsisht ne përputhje me kohën e zgjatjes së një dite.

Duke u bazuar në hulumtimet e shumta që janë bërë në shekullin e fundit, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se organizmi i njeriut ka një mekanizëm të brendshëm të vetin i cili e ndihmon për kryerjen e funksioneve vitale në përputhje me periodat e ditës dhe natës në formë të një cikli të aktiviteteve që zgjasin për afërsisht brenda 24 orëve, e që është përafërsisht ne përputhje me kohën e zgjatjes së një dite.

Përveç bioritmit të përgjithshëm që bënë rregullimin e funksionimit të organeve kryesore (zemrës, trurit , mushkërive ), ekziston edhe bioritmi i veçantë i organeve.

Gjatë hulumtimit është ardhur në përfundim se gati të gjithë njerëzit sillen pothuajse në mënyrë të njëjtë dhe është shumë e qartë se ekziston një formular i përgjithshëm i bioritmit të organizmit të njeriut.

Njohja e këtij bioritmi te secili individi është e domosdoshme për njohjen më të mirë të funksioneve të organizmit tonë dhe ndikimin e tij në aktivitetet me të cilat merremi me qëllim që ta përshtatim “orën tonë biologjike”, dhe ta përdorim atë në momente të volitshme për aktivitete të caktuara, dhe që këto aktivitete të mos i kryejmë në ato periudha kur organizmi ynë nuk është i gatshëm për to.

Prej orës 0 deri në orën 3 – Në këtë periudhë puna e limfociteve T (rruazat e bardha të gjakut të destinuara për rezistencën e organizmit ) është në shkallën më të lartë. Aktivizohet Hipotalamusi (qendra trunore për lirimin e hormoneve) dhe gjëndrat mbiveshkore (që ndodhen mbi veshkë dhe që tajisim substance që na mbrojnë nga stresi). Rreth orës 2 të mëngjesit është niveli më i lart i tajitjes të hormonit të rritjes.

Prej orës 3 deri në orën 6 – Në orën 4 të mëngjesit , njerëzit që vuajnë nga astma më së shpeshti kanë sulme të kollitjes së rëndë rreth orës 6 sasia e hormonit melatonin bien andaj dhe organizmi ngadalë zgjohet. Sa më shumë që afrohet momenti i zgjimit ritmi i punës së zemrës shpejtohet ndërsa shtypja e gjakut rritet.

Prej orës 6 deri në orën 9 – Rritet tajitja e hormoneve testosteron dhe kortikosteron, organizmi është tërësisht i zgjuar, dhe poashtu niveli i sheqerit në gjak rritet. Personat që kanë probleme me eshtra në këtë periudhë kanë dhembje të forta. Njëherit kjo është edhe periudhë më e rrezikshme e ditës për të sëmurit nga Angina peketoris, dhe për ndodhjen e infarktit.

Prej orës 9 deri në orën 12 – Për ata persona që vuajnë nga kokëdhëmbja dhe për ata që kanë alergji , kjo është periudha më e rëndë e ditës. Megjithatë në këtë kohë truri i njeriut arrin kulminacionin e aktivitetit të tij edhe njeriu në këtë kohë është më aktiv, më i koncentruar dhe me lëvizje të koordinuara. Kjo është periudha kur njeriu mund të mësoj më së shumti dhe kur ndodhin më së paku fatkeqësi në komunikacion, në fabrika dhe në vende tjera të punës. E tërë kjo ndodhë duke ju falënderuar tajitjes së hormoneve kortizogj, adrenalin dhe aldosteron, si dhe për shkak të pranisë së madhe të sasisë së serotininës dhe të neurotransmitereve tjerë.

Prej orës 12 deri në orën 15 – Rreth mesditës truri e ngadalëson punën e tij e për këtë bie edhe aftësia (gatishmëria) e përgjithshme e njeriut. Bie sasia e materieve ushqyese te marra me ushqim, ndërsa marrja e ushqimeve plotësuese nuk sjellin përmirësime, sepse pas drekës organizmi i njeriut në këtë periudhë është “I përgjumur“, kështu që shpesh në orët e para të pasditës ekziston rreziku i ndodhjes së fatkeqësive në komunikacion dhe në punë tjera që kërkojnë koncentrim të lartë.

Prej orës 15 deri në orën 18 – Në këtë periudhë sërish shtohet prodhimi i hormoneve , kthehet forca për punë mendore dhe për këtë kjo kohë është shumë e përshtatshme për pune kreative. Reaktivizohet procesi i krijimit të insulinës, e cila ndikon në punë muskulore që e bën këtë periudhë shumë të përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve sportive. Rreth orës 15 arrihet kulminacioni i frekuencës së frymëmarrjes , mprehtësia e reflekseve dhe e forcës së përgjithshme të organizmit. Rreth orës 16 arrihet maksimumi i vlerës së temperaturës trupore dhe shtypjes së gjakut dhe shpejtësia e të rrahurave të zemrës.

Prej orës 18 deri në orën 24 – Në këtë periudhë të ditës ngadalësohen aftësitë fizike dhe mendore, dhe poashtu ndjehet edhe ndikimi i darkës. Në orën 18 regjistrohet sasia e madhe e lirimit të urinës ndërsa në orën 21 regjistrohet niveli më i ulët i dhembjes në orën 23 më së shpeshti lajmërohen reaksionet alergjike, dhe poashtu me rënien e territ zvogëlohet edhe sasia e lirimit të hormoneve. Kjo është faza e rënies së shkallëzuar të aktivitetit të organizmit që përcillet me ngadalësimin e rrahjeve të zemrës dhe përgatitjen e organizmit për gjumë.

0 komente

No Comments!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


Captcha

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top




Manifestimi i Kurban Bajramit 2014

Manifestimi i Kurban Bajramit 2014

Manifestimi i Kurban Bajramit 2014